Furnizim i keq- Situata e refugjateve ne Lampeduza

Gjithnje e me shume banore te Lampeduzes po e shohin me sy gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhen refugjatet ilegale dhe po bejne ate qe nuk e ben qeveria italiane Ata ndihmojne vullnetarisht sic ben edhe Paolo di Benedetto i cili ka marre tre tuniziane ne shtepi dhe i ka ofruar organizatave humanitare oborrin e vet.
Bildunterschrift Lampeduza
Besoj te zoti dhe per kete e bej gje qe mund ta bente cdo i krishtere Mund te ofroj disa krevate dhe nje cope toke nga oborri im. Ambienti eshte i paster madje mund te ngrihet edhe nje cader per femije apo te rritur per te gjithe ata qe kane nevoje.
Ne qendren katolike jane sjelle qindra emigrante. Caritas ka organizuar edhe nje aksion per te mbledhur veshmbathje. Don Baldo Raina
Njerezit jane te gatshem te ndihmojne. Ata kane treguar nje zemergjeresi te padegjuar me pare. Para disa ditesh beme nje thirrje dhe tanime mund te shperndajme rrobat sidomos tek refugjatet qe flene jashte ne port dhe nuk jane stabilizuar neper kampe.
Por edhe Don Raina thote Po vijne shume vete gjendja ne rajon nuk mund te zoterohet me.
Ndoshta ata qe kane te drejten e vendimmarrjes duhet te vijne te kalojne disa ore ne Lampeduza. Kjo do gje tju bente mire per te kuptuar se ketu kemi te bejme me nje emergjence humanitare.
Nje emergjence qe sjell edhe probleme te tjera per Lampeduzen. Supermarketet ne qytet jane mbyllur dhe i lejojne klientet te futen vetem njeri pas tjetrit. Matia Salvatore sqaron pse
shte masa e madhe e njerezve qe e ben situaten te padurueshme. Nuk ka te beje me ate qe nuk duam tu sherbejme njerezve. Ne thjesht nuk kemi mundesi ti vezhgojme te gjithe sepse jo te gjithe i respektojne rregullat.
Bildunterschrift Lampeduza
Nderkohe nje numer i madh opozitaresh dhe organizatash humanitare e kane kritikuar hapur sjelljen e qeverise italiane dhe kushtet e padurueshme ne te cilat ndodhen refugjatet ilegale. Federica Bertolin nga organizata Save the children qe kujdeset per 230 minorene thote se ajo qe mungon eshte nje plan.
Minorenet dergohen ne kampet e Sicilise te pershtatshem per kete moshe. Keto kampe tani jane plot. Por ne e dime qe ne Itali ka shume vende te lira. Disa qendra madje jane gati bosh. Shperndarja duhet te organizohet ne menyre te arsyeshme.
Po te shohesh Lampeduzen momentalisht vetem fjalet e arsyeshme dhe organizim nuk te bien ndermend.
Autor Stefan Troendle/ Lindita Arapi
Redaktoi Aida Cama