Politika e jashtme e Kosoves duhet te definohet me strategji te re

Deutsche Welle Minister Hoxhaj Kosova mbushi tre vjet qe nga shpallja e pavaresise gjate kesaj kohe kemi pare te arriturat por edhe deshtimet e diplomacise kosovare. Ka nevoje per nje strategji te re diplomacia kosovare
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Enver Hoxhaj minister Jashtem i Kosoves
Enver Hoxhaj Padyshim qe politika e jashtme e Kosoves duhet te definohet permes nje strategjie te re dhe ne si ministri e jashtme ne mbledhjen e dyte te qeverise ne mandatin e ri kemi vendosur qe te dalim me dy strategji. Njera eshte strategjia e politikes se jashtme qe duhet te kete Republika e Kosoves ne kuptimin e nje dokumenti politik i cili e definon poziten e Kosoves ne rajonin e Ballkanit relacionin e saj me SHBA-se relacionin e saj me Bashkimin Evrpian relacionin e saj me qendrat e rendesishme brenda per brenda Bashkimit Evropian qofte me Londren Berlinin Parisin Romen apo Vjenen. Dhe se dyti kemi vendosur qe ta kemi nje strategji e cila eshte lobuese avokuese me qellim qe ta rrisim numrin e njohjeve per shtetin e Kosoves dhe te shohim se ne cilat vende duhet te punohet me shume.
Deutsche Welle Minister Hoxhaj ju jeni deklaruar per nje bashkeveprim te diplomacise kosovare me Republiken e Shqiperise per cfare bashkeveprimi eshte fjala
Enver Hoxhaj Po gjate vizites ne Kosove te ministrit te puneve te jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinasto ne biseduam qe ta kemi nje bashkepunim te ngushte dhe ky bashkepunim i ngushte duhet te jete javor ku pothuaj per cdo forum te rendesishem nderkombetar apo per cdo vizite bileterale qe ka ministri shqiptar apo kam une apo per cdo vizite te ministrave te vendeve mike ne ti shkembejme informatat dhe te kemi nje qartesim te mesazheve per ate se cfare duhet tu thuhet ketyre vendeve me qellim qe ta njohin Republiken e Kosoves. Krahas kesaj ne kemi kerkuar nga Republika e Shqiperise dhe nga shume shtete tjera mike qe ne ta kemi nje mundesi te pjesmarrjes ne disa takime ku ne nuk mund te ftohemi si Kosove dhe ta kemi mundesine qe permes tyre ti percjellim kerkesat tona.
Deutsche Welle Minister Hoxhaj Kosova tashme ka filluar bisedimet teknike me Serbine a mund ta pengoje ky dialog shtimin e njohjeve te shtetit te Kosoves
Enver Hoxhaj Me lejoni te them se procesi i bisedimeve teknike ndermjet Kosoves dhe Serbise ka filluar pas miratimit te rezolutes ne Kombet e Bashkuara dhe rezoluta synon qe ky dialog ta permiresoje jeten e njerezve ti adresoje ceshtjet e interesit praktik te dyanshem dhe ne te njejten kohe tu mundesoje te dy vendeve qe te forcohet sundimi i ligjit. Ky dialog eshte dialog teknik dhe eshte ndermjet te dy shteteve te pavarura prandaj edhe si i tille kutohet ne cdo cep te botes dhe ne asnje forme une nuk besoje se ky diaog mund ta pengoje procesin e njohjeve te shtetit te Kosoves. Njohja eshte akt i njeanshem i cdo shteti dhe cdo shtet apo qeveri qe merr vendim per njohje realisht e trajton kete problem nga interesi i saj i brendshem nga interesi i saj strategjik por edhe nga menyra se si e kupton procesin e pavaresise se Kosoves.
Deutsche Welle Minister Hoxhaj megjithese i deklaruar si nje dialog teknik ndermjet Kosoves dhe Serbise ne kete mes ka edhe nje percepcion politik. Marrim shembull deklaraten e fundit te Baroneshes Ashton e cila tha se dialogu Prishtine Beograd eshte i rendesishem sidomos per Serbine ne afrimin e saj me Bashkimin Evropian perkatesisht marrjen e statusit te vendit kandidate per tu anetaresuar ne BE. Bazuar ne kete me intereson te di se cfare perfiton Kosova
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Minister i Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto dhe ai i Kosoves Enver Hoxha
Enver Hoxhaj Qellimi yne permes dialogut teknik eshte qe ti zgjidhim ato ceshtje teknike te cilat edhe me tutje jane te rendesishme per Republiken e Kosoves. Me lejoni te permend vetem nje fakt. Gjate ketyre tre vjeteve Kosova ka humbur shume miliona euro per shkak se nuk ka pasur nje definim te qarte te sektorit te energjise. Shume transmisione energjetike qe ka bere Serbia duke perdorur sistemin energjetik te Korporates Elektroenergjetike te Kosoves i kane kushtuar Kosoves 100 milion euro. Ose ka shume qytetare ne veri te Kosoves qe e shfrytezojne energjine elektrike te Kosoves dhe nuk paguajne faturat. Pra ketu po flasim per ceshtje teknike. Tek dialogu ka qene kerkese e jona qe ky dialog nuk duhet vetem ti rregulloje ceshtjet teknike te Kosoves dhe ti normalizoje relacionet e saja me Serbine por ky diaog ta afroje Kosoven ne integrimet evropiane. Une jam shume i sigurt qe nese Kosova performon mire ne kete dialog ne do ta kemi nje mundesi qe ta marrim udherrefyesin per liberalizimin e vizave meqe jemi vendi i vetem ne rajon qe akoma nuk eshte i perfshire ne nje proces te tille. Dhe pervec kesaj do te kemi mundesi qe ta shtyjme perpara kerkesen tone qe Republika e Kosoves te kete marredhenie kontraktuale me Bashkimin Evropian. Shtetet sovrane te pavarura dhe te mirefillta nuk mund ti thone jo nje diaogu qe eshte per interesa praktike.
Deutsche Welle Miniser Hoxhaj dialogu me Serbine po ndodh ne nje faze ku imazhi i Kosoves eshte demtuar ne arenen nderkombetare. Kam ketu parasysh raportin e Dik Martit dhe arrestimet e fundit te ish pjestareve te UK-se te cilet dyshohet te jete te perfshire ne krime lufte ne Kosove. Vertete mendoni se Kosova eshte ne nje pozite te barabarte me Serbine ne kete dialog karshi faktorit nderkombetar
Enver Hoxhaj Me lejoni te them se raporti i zotit Dik Marti ka qene me shume si nje goditje ne te gjitha proceset politike qe ka kaluar Kosova dhe nuk ka qene nje goditje politike ndaj nje njeriu apo nje klase politike por ka qene nje goditje ndaj shtetit dhe shoqerise kosovare. Aty ka paragrafe qe e pershkruajne shoqerine kosovare me koncepte te shekullit nentembedhjete apo te viteve tridhjeta te shekullit njezet. Qendrimi yne ka qene qe institucionet e Kosoves jane te interesuara qe te bashkepunojne me misionin EULEX dhe ta kemi nje qartesi te plote per raportin si te tille. Pra ideja e raportit ka qene me shume qe ta demtoje imazhin e Kosoves sesa te vendose ndonje qartesi juridike per ceshtjet te cilat ngriten ne raport. shte nje perpjekje e madhe e jona si ministri i jashtme qe realisht ta prezantojme nje imazh modern te Republikes se Kosoves dhe nuk eshte ai imazh i cili ka qene para tre kater muajsh. Vetem gjate ketij muajit te fundit shtypi boterore ka lajme te tjera per Kosoven dhe sidomos dialogu me Serbine ka qene nje lajm pozitiv dhe te gjitha mediat perendimore e kane pershkruar si nje dialog ndermjet te dy vendeve te pavarura.
Intervisten e zhvilloi Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama