E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putini thote Mbyllni syte dhe perpara

Ne aparence duket se cdo gje po ecen sipas planit per Vladimir Putinin. Ne teatrin e zhvilluar pa probleme 614 delegatet e partise se tij Rusia e bashkuar e zgjodhen te dielen me 27.11. 2011 ne unanimitet kandidatin e tyre per zgjedhjet presidenciale qe do te mbahen mbas tre muajsh. Nente jave me pare Putini dhe presidenti aktual rus Medwedew njoftuan se do te kembejne postet vitin e ardhshem. 

Percaktimi zyrtar i bere ne kongres ishte hapi i fundit i domosdoshem ne menyre qe Putini te mund te vendoset pas veres se 2012 serish ne krye te shtetit rus. Tani mungon vetem konfirmimi zyrtar i kandidatures se tij nga Komisioni i Zgjedhjeve si dhe fitorja ne zgjedhjet e 4 marsit 2012. Nuk ekziston asnje dyshim per rezultatin e zgjedhjeve parlamentare ruse Partia e Putinit Rusia e Bashkuar do te dale prej tyre si forca kryesore.

Atmosfere shoqerore dhe burime administrative

Shkaqet dhe arsyet pse rezultati i zgjedhjeve ruse dihet jane te njohura Shoqeria ruse pjesa me e madhe e te ciles eshte apolitike ka mall per stabilitet nje gje qe Putini e garanton ta ofroje prej vitesh nepermjet strategjise se komunikimit me publikun. Pervec kesaj i gjithe procesi politik ne Rusi eshte monopolizuar ne duart e Kremlinit.

Sidomos zgjedhjet drejtohen deri ne detajet me te imta. Politikanet dhe grupimet qe kritikojne sistemin margjinalozohen duke filluar qe heret dhe duke i perjashtuar nga procesi politik dhe nga prania mediale ne publik.

Te ashtuquajturat burime administrative pra perdorimi i strukturave shteterore ne favor te partise ne pushtet garanton marrjen e rezultatit te duhur ne instancen e fundit. Aktualisht ka pak shenja qe te thone se ne zgjedhjet parlamentare qe zhvillohen tani dhe ne ato presidenciale qe zhvillohen ne muajin mars rezultati do te jete ndryshe.

Defekte ne makinerine politike te Putinit

Por edhe nese makineria politike e Kremlinit do te prodhoje rezultatin e deshiruar ne te dy zgjedhjet ne sistemin e Putinit jane shfaqur te carat e para. Sondazhet ruse dokumentojne javet dhe muajt e fundit humbjen e vazhdueshme te besimit jo vetem tek partia e Putinit Rusia e bashkuar por edhe tek ai vete. Vecanerisht ne shtresen e mesme me moshe te re te qyteteve te medha si dhe tek qytetaret e arsimuar inteligjenca eshte duke u rritur pakenaqesia ndaj Putinit dhe partise se tij.

Kremlini eshte perpjekur te ndaloje kete proces nepermjet projekteve politike por nuk ia ka dale mbane. Fronti popullore mbare rus i krijuar nga Putini gjate muajve te veres nuk e ka rritur inkurajimin e shoqerise. Edhe krijimi i nje partie liberale te djathte rreth miliarderit Michail Prochorow per te mbledhur rreth saj shtresen e mesme ka deshtuar. Nje shikim ne bllogjet ruse tregon se sa e madhe eshte pakenaqesia ne disa pjese te shoqerise ruse ndaj zhvillimeve politike ne Rusi

Autor Ingo Mannteufel

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›