Sanksione kunder Iranit dhe Sirise - Nga takimi i ministrave te jashtem te BE-se ne Bruksel

BE-ja po i shtrengon lakun Iranit dhe Sirise. Dymbedhjete figura te tjera te udheheqjes siriane nuk lejohet te udhetojne me per ne BE dhe njembedhjete kompani perjashtohen nga bizneset me Bashkimin Evropian. Nga masat e reja eshte prekur edhe sektori financiar. Ne kete menyre Bashkimi Evropian perpiqet te binde presidentin Baschar al Assad qe ti jape fund shtypjes se opozites.
Ne listen e zeze te BE-se 180 persona dhe kompani nga Irani
Nderkaq ne listen e zeze te BE-se jane futur nga Irani edhe 180 persona dhe kompani te tjera. Ministrat e jashtem te vendeve te BE-se reaguan ndaj nje raporti te Organizates Nderkombetare per Energjine Berthamore IAEA sipas te cilit Irani eshte duke u perpjekur te ndertoje bomba atomike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Catherine AshtonMinistrat e jashtem i kushtuan shume rendesi qe ti ndajne masat e marra nga reagimi per pushtimin e ambasades britanike ne Teheran. Perfaqesuesja e larte per politiken e jashtme dhe ceshtje te sigurise Catherine Ashton lexoi pas takimit te Keshillit te BE-se nje deklarate te perbashket. Keshilli eshte i indinjuar nga sulmi ne ambasaden britanike ne Teheran dhe e denon ate me ashpersi. Keshilli gjithashtu kritikoi vendimin per debimin e ambasadorit britanik ne Teheran. Keshilli e sheh kete veprim kunder Mbreterise se Bashkuar si nje veprim kunder Bashkimit Evropian ne teresi.
Britania e Madhe ka mbyllur nderkohe ambasaden e saj ne Teheran. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle tha ne Bruksel se ai i ka ofruar Britanise se Madhe qe Gjermania te marre persiper mbrojtjen konsullore te shtetasve te saj ne Iran. Ne te njejten kohe ai denoi menyren si autoritetet iraniane kane trajtuar incidentin. Natyrisht qe mesymja ne ambasaden britanike ne Iran nuk eshte ne asnje menyre e pranueshme. Kjo eshte nje shkelje e qarte e te drejtes nderkombetare...Nje shtet ka per detyrim mbrojtjen e perfaqesive diplomatike te vendosura ne vendin e tij ti organizoje dhe siguroje ato.
William Hague i kenaqur me reagimet e homologeve te tij
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Guido Westerwelle dhe William Hague Une jam shume i impresionuar me mbeshtetjen e forte te pjeses tjeter te BE-se ne kete ceshtje dhe duke pasur parasysh shkeljen e rende te Konventes se Vjenes te vitit 1961 e cili rregullon nder te tjera mbrojtjen e ambasadave te huaja nga Irani u shpreh shefi i diplomacise britanike William Hague.
Pervec masave te miratuara BE-ja eshte duke pergatitur sanksione te tjera para se gjithash ne sektorin e energjise dhe ne sektorin financiar. Sanksionet ne fushen e energjise dhe financiare do ta godisnin shume me rende Iranin se sa masat e deritanishme. Dhe ndoshta nuk eshte rastesi qe ambasada britanike u sulmua pasi qe Londra kishte vendosur sanksione financiare kunder Iranit. Nje embargo e naftes megjithate do te prekte edhe disa pjese te BE-se. Italia dhe Greqia mbulojne nje pjese te madhe te nevojave te tyre me naften nga Irani. Mungesat qe do te shkaktoheshin sipas ministrit te jashtem francez Alain Juppe mund te kompensohen nga furnizuese te tjere. Vendimet per embargon e naftes dhe financiare mund te mirren ne takimin e Keshllit te Ministrave ne muajin janar 2012.
Nderkaq sa i perket sanksioneve kunder Sirise Bashkimi Evropian ka bashkepunuar me Ligen Arabe. Nabil el-Arabi sekretar i Pergjithshem i Liges Arabe ishte bile i pranishem ne keshillimet e ministrave te jashtem te BE-se ne Bruksel. Ne rastin e Libise nje bashkerendim ne mes te NATO-s dhe Liges Arabe si dhe drita jeshile ne Keshillin e Sigurimit kishte mundesuar nderhyrjen ushtarake kunder diktatorit Muammar al-Gaddafi. Megjithate dicka e ngjashme nuk mund te pritet ne Siri.
Autor Christoph Hasselbach / Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama