E Diel, 1 Nëntor 2026

Oscar Wilde, gjeniu i paragjykuar Nga Albert Vataj

Plot 111 vjet me pare rrok perjetesine, Oscar Wilde, pena magjepsese e gjeniut rebel qe do te shkundti nga themelet nje epoke dhe do te kthente pasionet e tij ne nje lende vdekatare qe ngjizej me helmin dhe paragjykimin, perceptimet e shoqerise se atehershme viktoriane.

"Moderimi eshte dicka fatale. Asgje s'eshte me e suksesshme sesa teprimi. Pervoja nuk ka asnje vlere etike: ajo eshte thjesht emri qe njerezit u japin gabimeve te tyre, kjo maksime e Oscar Wilde eshte, se shumti, tharmi qe nxuni nje nga tiparet me te pazakonta te artit. Pikerisht, teprimi dhe kryekeput, sentenca "Une mund t'i rezistoj gjithckaje, pervec tundimeve", permbushen ne perimetrin e se teres, nje gjeni kokekrisur.

Ai ishte i vetmi veprues i shtjelles se perzishme te nje tipari identifikues te kohes ne maxhe. Parakohja e shprehjes me nota te ndryshme e kesaj monodrame, e spikat Oscar Wilden si fillues i nje ndryshimi te madh. Keqvendosja ne kohe dhe ne hapesire, do te kthehej per te ne nje "boomerang". Paragjykimi dhe keqkuptimi mbeten deri ne fund te te gjalleve te tij, ajo qe shoqeria viktoriane metoi ne rrafshin e kendshikimit te gjithckase qe Oscar Wilde bente. Megjithese nuk u plagos asnjehere nga vetmia, ishte kryekeput ajo qe i skaliti me nje perkujdesje mizore gurin me te rende te varrit. Shoqeria dhe koha, ajo qe e ngriti ne qiejt e lavdise dhe perkorjes, e paragjykoi duke e gjykuar, e anatemoi duke e denuar jo vete me burg, se sa me percmim. Dhe ylli i tij shndrites, asohere e derimtash, do te strukej nen zhelet dhe zhulin e harrimit dhe percmimit, petkat me te cilen koha e veshi ne oret e mbrame te jetes. Cdo levizje, per nga nje stuhi cmendurish dhe pasionesh te shpenguara, merr yshtje nga fondamenti dhe qellimesia e tij artjetuese.

Kishte lindur per te qene nje pene e mahnitshme, nga talenti dhe nga gjeneza, nje mallkim qe do t'i vihej nga pas, duke ia mbushur enen babezitese te deshirave deri mbi buze dhe groposur famen dhe gjenialitetin e tij, ne skutat me te bruzta te Hadit.

Tendencat dhe ligjeratat e tij te parakohshme dhe pergjithmonshme, tronditen nga themelet moralin konservator te njerezise, e cila me shume se e mesyre, ishte e tunduar dhe e joshur deri ne gjithedhenie, mish e shpirt. Lumturia dhe liria, ndjenja dhe pasioni ne infinit, ishin ingredientet e gateses qe do te cmendte jo vecmas trupin e tij, por edhe ndjenjat e nje shoqerie te tere. Individualitete qe ne kushtet e vigjilences morale, vetem se te ndrydhej dhe shuhej me flakadanin e shpirtit qe shkulmon.

Trashegoi pothuaj gjithsecka qe mori nga farketuesit e tij ne njomesi, ku flitet se Oscar Wilde ishte ngjizur nga prinder jo fort ne metriken e kohes, e per me teper, kumtonin te qenin irlandez fanatik. Gjeniu Wilde nuk kishte marre pak nga familja, thuajse e jashtezakonshme. Natyra rebele dhe gjestet teatrore ishin dhurate e se emes, Jane Francesca Algee, qe mburrej shpesh me prejardhjen e saj italiane. Terheqjen nga veset, ato te cilat e ngriten ne qiejt e pafund dhe e fundosen ne terrin e pamate, Oscar i kishte trasheguar nga i ati, William, okulist i Mbretereshes Viktoria dhe nje feminist i perkushtuar i asaj kohe. Pikerisht, per nder te nje pacienti te te atit, Mbretit te Suedise, Wilde mori edhe emrin e tij te pagezimit.

Si i ati, ashtu edhe e ema, metonin ne vetvete ate qe do ta perndiqte gjeniun pergjithe jeten. Qejfet e shfrenuara, netet pa gjume e perplot me gosti e shkelqim, do te ngjishnin fort brendine dhe pasionet, gelimi i te cilave shprehej me shperthim. Dogma "Arti per hir te artit", e kunguar nga Uollter Peiteri, do ta ngjiznin dimensionin e tij ne fillesat e formesimit, duke e yshtur perpara me nje ambicie qe gjallonte te "Princi i gjuhes", epitet qe i ngjiten miqte ne Kolegjin Magdalen te Oxfordit. Permbledhja e tij "Poezi" daton me 1881. Asohere hidhet ne teater me "Unaza e Fejeses" dhe "Nihilistet", qasje keto qe do ta ndikonin dukshem ne vendvendosjen ne kryeradhe. Nje vit me vone, kaperceu Atlantikun per nje turne leksionesh me tematike, levizjes estetike. Njeriun sharmant dhe me tendence ekstravagante ne veshje, do te rrembente pernjehere zemren dhe shpirtin e asaj bote qe ngjitej. Amerika do ta priste dhe ngjishte me mbresa. Ky hop do ta njihte me personalitete dhe intelektuale te njohur, nje prej te cileve do te ishte Uitmani i madh, i cili edhe e ftoi ne shtepine e tij. Me 1882, Parisi do t'i pasuronte njohjet me majat e artit qe nga ati i "Njeriut qe qesh", "Te mjeret", Viktor Hygo deri te poeti i avangardes, i shfrenuari Varlen. S'la altar te artit parisien pa marre kungim s'atyshmi. Kalendari i Oscar Wilde do te cekte ne vitet 1887-1891, periudhe kur gjenialiteti shperthyes do te plazmonte gjithnje e me fort, do te ngjiste gjithnje e me lart, yllin e tij. Nje larmi gjinish ne letershkrime. Asokohe do te lindte "Prototipi milioner", "Krimi i Lordit Artur Sabil", "Renia mashtruese", "Nje borgjez i pamoralshem" dhe kryevepren qe ka ardhur dhe riardhur ne skenen shqiptare "Portreti i Dorian Greit". Njohja dhe afria emotive me lordin Alfred Degllas do te dyzonte jeten e shkulmet zjarrmtare te shpirtit, do ta hidhte ne krahet e nje jete qejfesh te shfrenuara, pa droje e kokecarje, por jo pa pasoja. Prirja e tij homoseksuale, qe e gjejme teksa zgjohet nga femijeria e tij e hershme, kur e ema e vishte dhe e trajtonte si vajze, shnderrohet ne nje grope te thelle perpirese. Lidhja me Alfred Degllas do te kthehej ne hapje te varrit me thonj. I ati i lordit do ta yshtte ne nje beteje ligjore Oscar Wilde, te cilin ky i fundit e humb, duke humbur njeherazi lirine per dy vjet, por dhe lavdine.

Vdekja e gruas, Constance Lloyd, me 7 prill 1898, ne Xhenoa, nje brune irlandeze me te cilen pati dy femije, Cyril dhe Vivian, do te jete fillimi i fundit te tij tragjik, qe do te numeronte ditet e zeza ne Francen Jugore. Gropa e thelle e vetmise dhe anatemes nisin duke e thithur gjithnje e me thelle ne terrin e acarte, ku ai zvarritet si nje bishe e plagosur. Tashme, ate e debojne, e peshtyjne, e shtyjne, s'e njohin, s'e perfillin. Kjo panorame e mrrylet, tejet e trishte dhe mizore, e ndjek deri ne buze te varrit. Me 30 nentor 1900, bien ne koma dhe pas pak, vdes ne duart e hotelierit. Gjeniun e madh, ai qe u duartrokit me ovacione dhe triumfin e tij te letrave, e ktheu ne epoke ndryshimesh dhe ardhmerie. Vetem shtate persona e percjellin trupin e tij te pajete per ne banesen e fundit. Tre prej tyre ishin angleze, nga ata lordi Alfred Degllas, i cili vinte ne France nga Suedia, qe pagoi dhe varrimin. Prehja e tij e fundit u be jashte Parisit. Vetem kurora e hotelierit ishte me dedikim: "Qiraxhiut tim". Nente vite me vone, me 1909, trupi i tij u rivarros ne Per Lazheze

Oscar Wilde mbetet nder personazhet me te jashtezakonshem te shtjelles viktoriane. Nje karakter i pakapshem nga cdo qasje fillimore per ta percaktuar, si njeri, artist, shpirtezim lirie apo nje nismetar kurajoz normash qytetarie. Ai misheroi modelin me te stuhishem dhe njeheresh, me te debatuar te kohes. Si ne te perditshmen e ngasuar nga nje jete e shpenguar intime, ashtu dhe ne kryevepren e tij, mbetet maja me e kulmuar. Ky zoteri elegant, i hijshem e plot sharm, i marrosur pas paradokseve dhe gjithckase te modeluar nga kodi i qytetarise viktoriane, ngjiste nivelet e adrenalines dhe ambrozit, duke thyer kangjellat etike ku mbahej mbyllur nje nga vendet ku gelonte civilizimi. Nuk u ndal, edhe pse u desh ta paguante fundin me cmimin e tragjikes dhe madheshtine e tij ta ngryste nen mykun mbytes te vetmise. Ky rebel, ky "hero i se keqes", skaliti mbi muret e mykura te Londres, jo vetem emrin e tij te patedyte, por metoi nje drite me shkelqyese ne syte e lenteve te avulluara te paragjykimit. Qiellgervishtesit e tij te lirise, edhe sot, cajne rete e konformizmit dhe fanatizmit. Predikoi vetveten dhe personazhet me shenjterimin. Promovoi doktrinen e artit-njeri. Thundra e rende e anatemes e vu perfundi shpirtin qe "Mund t'i rezistoj gjithckaje, pervec tundimit". Buja e zeshme e gjithckase e veshi me fame dhe lavdi, por nuk u kursye ta cirrte perdite e me ethshem portretin e parakohshem qe formesoi.

Ish-i dashuri te tij, lordi Alfred Douglas, do te metonte vec te tjerash: "Ai ishte nje nder forcat me te fuqishme te se keqes qe u perplas ne Evrope, ne 300 vitet e fundit. Askush tjeter nuk ia shiti shpirtin djallit me shume se ai". Fjale qe jane thene edhe njezet vjet pas procesit gjyqesor per homoseksualizem, qe e coi shkrimtarin drejt shkaterrimit, duke i hapur dyert e burgut ne Reading. Fjale te hidhura qe shfaqen ne "The Wilde Myth", nje sulm i fundit i narcisit plak e fanatik ndaj mesuesit te tij, nje vellim qe ka mbetur i pabotuar. Bocat e tij arriten shifra rekord me 19 tetor te vitit 2002, gjate ankandit per kujtimet e Wilde, qe siguroi mbi 850 mije sterlina dhe qe kishte si objekt kryesor nje kapitull te shkruar me dore te "Portretit te Dorian Greit", qe u shit per 72 mije sterlina.

Ai vazhdon te na flase per veten, si per te na bindur me cdo kusht per batuten e thene para Andre Gide: "Gjenialitetin tim e kam perdorur ne jete, ne veprat e mia kam vendosur vetem talentin dhe kjo eshte tragjedia e madhe e jetes sime". Ne kete tragjedi, ku perfshihen farsa dhe melodrama, vazhdon te lulezoje miti. Ikona moderne mbeti ne amshim. Tash pas 111 vjetesh, nuk mund te mos mendosh se esteti ekscentrik i salloneve te fundshekullit eshte me te vertete nje ikone jashtezakonisht moderne. Ashtu si eleganca dhe talenti provokues mediatik, i parakohshem, Wilde ka qene nje mesues i ekstravagances

Per disa, Oscar Wilde eshte vertet vellai i madh i punk-ut e rock-ut, paralajmeron ekstravagancen e veshjes dhe seksit, teprimet e alkoolit dhe droges, duke i transformuar ne mondanitet shik tendencat e gjenerates romantike qe i parapriu kohes se tij. Edhe para Gabriele D'Annunzios, Wilde misheron nje lloj elite per masat apo estetizmi te kuptueshem per zonjat. Jo rastesisht, ai drejtoi edhe nje gazete femerore "Lady's World", e cila u pagezua qe ne fillim prej tij ne nje menyre me demokratike, "Woman's World". Por, per te kuptuar kete estet, qe votohet nga publiku, pasi i habit te gjithe me "kravata e metafora", thote Jorge Luis Borges, duhet te bindesh per faktin themelor te dokumentuar se Wilde, gati gjithnje, "ka te drejte".

Edhe ne castet me kritike te jetes, qe mbeten ne nderkohjen e struket te agonise, Oscar Wilde u tret duke ndritur, si nje kandil, drite e cila udherrefen atemot, tash e pergjithmone, ate galeri shpirtrash eterne. Sa me shume qe atij iu ndersyen, aq me thelle ai u injektua ne gjakun e kohes, aq me shenjteruese do te mbeteshin ne shkulmet e zjarmta te pasionit. Gjithcka qe ai la ne art, eshte pjese e reflektimit, sjelljes dhe metimeve qe kumtoi epokes. Copezat e mozaikut gjithnje duhet kundruar si bashkesi, sepse vetem ashtu formesimi i nje universi te shumeformesh do te konturohet dhe magjia e gjenialitetit do te mrekulloje ngamot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›