Puyol shpreson në qëndrimin e Guardiolas

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol shpreson që Pep Guardiola të mbetet trajner i gjigantit katalan.
Aventura e Guardiolas në Nou Camp është mbuluar me tituj të shumtë, por ai vazhdon të refuzojë konfirmimin e qëndrimit të tij të mëtutjeshëm në klub.
Puyol shpreson që ish bashkëlojtari i tij të nënshkruajë kontratë të re në fund të këtij sezoni, kur i skadon marrëveshja aktuale.
“Është vendim i tij. Por, ai e di se ne duam që ai të mbetet sepse është personi i duhur për të udhëhequr ekipin”, tha Puyol për Marca.