E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perballja me Rumanine Kuzhe Mbyllje dinjitoze

Aspak në presion për rinovimin e kontratës dhe me objektivin për t’i bërë një mbyllje dinjitoze fushatës eliminatore në Grupin D të Euro 2012. Kjo është pamja e trajnerit të kombëtares shqiptare Josip Kuzhe, i cili të martën kundër Rumanisë mund të drejtojë për herë të fundit kuqezinjtë. Por ky mendim nuk ka vend në mendjen e teknikut kroat. Mendimi dhe ndjesia e parë e Kuzhes është fitorja në “Qemal Stafa”. Jashtë cdo objektivi, suksesi kundër rumunëve vlen vetëm për statistika, port ë paktën do të linte një kujtim të mirë te tifozët, futbollistët dhe te vetë trajneri.

“Rumania vjen këtu e motivuar dhe kërkon një rezultat pozitiv për të mbyllur në mënyrën më të mirë eliminatoret. I njëjti objektiv vlen edhe për ne. Duhet të përpiqemi të lemë një diçka të mirë nga këto eliminatore. Fola me lojtarët dhe u thashë se me Rumaninë duhet të fitojmë që të kujtojmë diçka positive. Sa i përket kontratës, nuk ndjehem aspak në presion. Nuk kam menduar për këtë. Ndjesia dhe mendimi im i parë është vetëm fitorja me Rumaninë. Pas kësaj do të ketë kohë dhe do tëdiskutoj me drejtuesit e Federatës”, tha Kuzhe.

Sfida kundër Rumanisë është speciale edhe për Altin Lalën. Kapiteni kthehet për këtë ndeshje, mbase e fundit për të si kuqezi. Një motiv më shumë për të fituar.

“Pavarësisht se është një ndeshje e fundit dhe shpesh këto ndeshjet e fundit nuk luhen me motivacionin që duhet, unë mund të them që ne jemi 100 % të motivuar. Të gjithë, trajneri kanë dëshirë të madhe ta fitojnë këtë lojë”, tha Lala.

Kundër Rumanisë, Kuzhe do të zbresë në fushë me një skuadër sulmuese. Kthehet Bogdani i cili do të luajë përkrah Salihit në repartin ofensiv. Sërish titullar Odise Rosi, ndërsa një vend në 11-shen e parë edhe për Bakaj, i preferuar nga trajneri në vend të Hykës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›