E Shtunë, 31 Tetor 2026

FarmVille bëhet film

Portal IGN publikoi se, pas bashkëbisedimit me dy kryesuesit e filmit të animuar ‘Toy Story’, ka mundësi reale që loja e popullarizuar në Facebook, ‘FarmVille’ të shndërrohet në film. Dy filmbërësit pranuan se aktualisht po negociojnë për këtë gjë me kompaninë Zynga, pronë e së cilës është ‘FarmVille’.

"Po punojmë në disa opsione të reja dhe shumë interesante. Po negociojmë edhe me kompaninë Zynga, ashtu që të bëjmë diçka me njërin prej brendeve të saj. Nuk mund të flasim shumë për këtë punë, megjithëse as McDonalds’i i vjetër nuk kishte fabrikë – nëse e kuptoni se çfarë duam të themi”, ishte komenti i tyre për IGN.

Edhe pse fillimisht flitej për filmin ‘Mafia Wars’, që po ashtu është emri i një loje të kompanisë Zynga, tani del se ‘FarmVille’ ka shumë më tepër gjasa që të realizohet.

Loja FarmVille, kuptimi i së cilës është aksioni dhe interaksioni i lojtarit me miqtë e tij në Facebook, për shumëkënd nuk duket aq filmike. Nga Zynga nuk pati as mohim e as konfirmim të këtyre paralajmërimeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›