E Diel, 1 Nëntor 2026

Puyol:Thiago Silva mund të ndihmojënë mbrojtje

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, mendon se Thiago Silva mund të ndihmojë shumë në forcimin e fazës defensive të Blaugranëve.

Futbollisti i Paris Saint-Germainit është lidhur vazhdimisht me një kalim në Camp Nou, mirëpo klubi spanjoll deri më tani nuk ka arritur t’i sigurojë shërbimet e brazilianit 28-vjeçar.

“Qendra e mbrojtjes është një pozitë që është goditur rëndë nga dëmtimet”.

“Thiago është njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe mendoj se do të përshtatej për mrekulli te Barcelona”, u ka thënë 35-vjeçari gazetarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›