E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia ne motociklizem

Andrea Antoneli është viktima e fundit e garave të motoçiklizmit.
Piloti italian u rrëzua gjatë një gare në botërorin Superbajk në një pistë pranë Moskës dhe pastaj u godit nga një pilot tjetër që nuk mundi ta shihte në kushtet e vështira të motit.
Disa pilotë kërkuan që gara të mos zhvillohej, por ata nuk u dëgjuan.
Disa muaj më parë një tjetër italian, Marko Simonçeli humbi jetën i rrëzuar në garat e Moto GP-së në Sepang të Malajzisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›