E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni fitoi kupen Telekom

Nuk mjaftoi fitorja 4-0 ndaj Hamburgut, por Bajerni i Guardiolës tregoi veten edhe në finalen e Kupës “Telekom”.
Kjo pas fitores 5-1 me Borusian e Mynshengladbahut.
Në turneun e parë veror, bavarezët ishin superiorë dhe golat u shënuan nga Frank Riberi, Filip Lahm, Tiago Alkantara, Arjen Roben dhe Tomas Myler.
Për vendasit goli i vetëm u shënua nga De Jong me penallti.
Në këtë ndeshje ra në sy sidomos goli i Tiago Alkantarës, i shënuar shumë bukur nga lojtari i marrë nga Barcelona.
Bajerni i Mynihut fitoi më parë 4-0 ndaj Hamburgut në gjysmëfinalen e Kupës “Telekom” dhe skuadra bavareze tregoi nivel të lartë loje nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.
Ndërkaq, Dortmundi u mund në gjysmëfinalen tjetër. Borusia e Mynshengladbahut e mposhti me rezultatin 1-0.
Bajerni do të synojë sërish të fitojë çdo trofe të mundshëm si titullin në Gjermani apo Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›