E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP Markez fiton ne Amerike

Mark Markez nuk u nis nga pole position, por ia doli të fitonte Çmimin e Madh të SHBA-së në Laguna Seka në Moto GP duke vendosur një rekord.
Piloti spanjoll u bë i pari debutues që arrin të fitojë në këtë pistë të lavdishme dhe tepër të vështirë, ndërsa tani kryeson me 16 pikë diferencë në renditjen e kampionatit botëror.
Markezi 21-vjeçar ishte pas Shtefan Bradlit dhe Valentino Rosit, por menjëherë nisi rikuperimin.
Spanjolli realizoi një parakalim të vështirë pikërisht ndaj Rosit, në mënyrën sesi italiani bënte parakalimet e tij gjatë epokës kur italiani fitonte radhazi titujt botërorë.
Më tej, piloti i Hondës ndoqi për shumë xhiro gjermanin Bradl derisa arriti ta parakalonte edhe atë kur kishin mbetur 13 xhiro deri në përfundim.
Markez kaloi finishin i pari, ashtu siç kishte bërë edhe në garën e mëparshme amerikane në Teksas, ndërsa do të synojë të fitojë edhe në Indianapolis.
Në garë nuk morën pjesë kampioni i botës Lorenco dhe rivali i madh, Pedroza.
Tani, Markez kryeson me 163 pikë, 16 më shumë sesa Pedroza.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›