E Diel, 1 Nëntor 2026

Pyeten zyrtarët e 3 ndeshjeve që cilësohen të trukuara

Komiteti ekzekutiv i FSHF-së vendosi të nisë hetimet për 3 ndeshjet të cilat cilësohen të trukuara duke marrë në pyetje edhe zyrtarë të ndeshjeve.
 

Në mbledhjen e sotme të komitetit ekzekutiv të FSHF-së do të pyeten 18 zyrtarë ndërsa për këto takime do të pyeten edhe 3 gjyqtarët e ndeshjeve.
 

Për tre ndeshjet Dinamo-Skënderbeu, Shkumbini-Bylis dhe Flamurtari-Elbasani të cilat po hetohen për trukim do të pyeten gjithashtu edhe delegati dhe vëzhguesi i secilit takim.
 

Mësohet se zyrtarët e tre ndeshjeve po pyeten nga inspektorë të FSHF-së ndërsa në seancë janë të pranishëm edhe sekretari i FSHF-së dhe kreu i komisionit të disiplinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›