F1 Vettel zgjat kontraten me Red Bull deri ne 2014

Sebastian Vettel ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2014 me skuderinë Red Bull.
Piloti gjerman, kampion i botës në fuqi i Formulës 1, kishte një kontratë të mëparshme që e lidhte me skuderinë austriake deri në vitin 2012.
“Ishte një vendim që u mor nga të dyja palët sepse ekzistonte dëshira për vazhdimin e bashkëpunimit. Zgjatja e kontratës nuk ishte fare problem”, u shpreh këshilltari i Red Bull, Helmut Marko.