E Diel, 1 Nëntor 2026

Rooney: Dua të fitoj Kupën FA

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, është i paepur të fitojë Kupën FA këtë sezon.

Rooney dy herë ka qenë pjesë e finales por ka përfunduar duke humbur në të dy rastet. Në vitin 2005 sulmuesi ishte pjesë e ekipit të United, i cili humbi ndaj Arsenalit në ndeshjen e fundit, ndërsa një vit më pas ekipi i Sir Alex Ferguson u mposht nga Chelsea.

Por këtë sezon Djajtë e Kuq vazhdojnë garën këtë vit dhe mposhtën Topçinjtë për t`u kualifikuar në gjysmëfinale ku do të kenë përballë rivalin lokal, Manchester City.

“Jam i etur ta fitoj Kupën FA. Kam humbur dy finale, prandaj kjo vazhdon të jetë në mendjen time. Është një garë e madhe për të luajtur dhe do të përpiqem ta fitoj. Ne kemi shumë shanse këtë sezon”, ka thënë Rooney.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›