Pyetësori, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu konfirmon se Brukseli do japë opinionin brenda vitit

Pas përfundimit të përgjigjeve të Pyetësorit të Bashkimit Evropian, qeveria shqiptare shprehet e sigurt për një mendim pozitiv nga ana e Brukselit. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaron se vendi është i përgatitur për opinionin e BE-së dhe se autoritetet shqiptare kanë punuar me intensitet të jashtëzakonshëm, duke finalizuar në kohë rekord Pyetësorin. Një ditë para dorëzimit të pyetësorit në Bruksel nga kreu i qeverisë Sali Berisha, ministrja Bregu ka prezantuar dy variantet e pyetësorit, atë dixhital dhe të printuar. Pyetësori ka përgjigje për 2883 pyetje të formuluara në 3854 faqe. Për pyetësorin kanë punuar 1200 ekspertë të administratës.
...