E Diel, 1 Nëntor 2026

SHKUP, BDI kercenon me bojkot parlamentar

SHKUP- Bashkimi Demokrat për Integrim Ali Ahmetit kërcënon VMRO- DPMNE me bojkot të seancave parlamentare.

E përditshmja maqedonase Dnevnik shkruan se BDI ka bërë të qartë se do të bllokojë miratimin e amendamenteve të Kushtetuës derisa kërkesa për vendimet e Gjykatëse nuk miratohen sipas parimit të Badenterit, dmth, edhe me votat e shqiptarëve.

Pas kësaj deklarate, Ali Ahmeti ka braktisur komisionin në sistemin politik pasi materialet e mbledhjes nuk ishin përkthyer në gjuhën shqipe.

VMRO-DPMNE refuzoi të komentojë kërcënimet e Ahmetit. Trajko Veljanoski, kryetari i kësaj partie deklaroi se nuk do donte të besonte se anëtarë të BDI-së vërtet do të bllokonin punën e parlamentit.

Kryetari i Parlamentit maqedonas Trajko Veljanovski, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes grupeve parlamentare të opozitës për të mos bllokuar sesionet parlamentare raporton Vecer . “është e papranueshme të bojtokosh takimet koordinative të cilat janë mekanizma për dialog”. Ka thënë Veljanovksi ndërsa I ka bëri apel dhe mazhorancës për të treguar më shumë mirëkuptim në kërkesat e opozitës

Disa zhvillime të fundit në Maqedoni, siç janë tentimi për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit, por jo edhe xhamia, vendimi i ministrit të Arsimit që maqedonishtja të jetë e detyrueshme për nxënësit shqiptarë të klasës së parë dhe procesimi i rasteve të Hagës, kanë shkaktuar mospajtime të thella midis partnerëve të koalicionit qeveritar.
Mospajtimet brenda koalicionit qeveritar midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së kanë ekzistuar edhe më parë. Por, ato u bënë më të dukshme pas paralajmërimeve të zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjidhjen e statusit të ish-luftëtarëve të Ushtrisë çlirimtare Kombëtare deri në fund të vitit të kaluar dhe pas vendimit të fundit të ministrit të Arsimit, Nikolla Todorov, që nxënësit shqiptarë të mësojnë maqedonishten që nga klasa e parë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›