Ministria e Brendshme : 108 shtëpi nën ujë në Shkodër

Ministria Brendshme konfirmon se 108 shtëpi janë plotësisht të përmbytura nga uji në Shkodër. Sipas të dhënave të ministrisë, edhe 723 shtëpi të tjera janë të rrethuara nga uji ndërsa
5350 ha tokë është e pëmbytur. Ministria njofton se po punohet për forcimin e argjinaturës.
Sipas informacioneve të Ministrisë në komunën
Dajç janë të përmbytura 35 shtëpi , ndërsa 150 shtëpi janë të rrethuara nga uji . Në komunën Ana e Malit janë përmbytur 15 shtëpi, ndërsa 165 të tjera janë rrethuar nga uji. Në Velipojë 53 shtëpi janë të përmbytura, ndërsa 150 të tjera janë të rrethuara nga uji.
Në Bërdicë 71 shtëpi janë të rrethuara nga uji, ndërsa në Bushat 30. Në komunën Guri i Zi uji ka rrethuar 130 shtëpi.