Pyetësori,Berisha:Prezantohen arritjet në 20 vjet

Kryeministri Sali Berisha paraqiti në mbledhjen e sotme të qeverisë dosjen me përgjigjet e Pyetësorit, në të cilën sipas tij prezantohen arritjet e Shqipërisë në 20 vjet.
Një ditë para dorëzimit nga kryeministri në Bruksel të këtij Pyetësori, Berisha e vlerësoi këtë si një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe apeloi opozitën që të japë kontributin e saj duke theksuar se nuk ka asnjë forcë politike që nuk dëshiron integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
"Ftoj opozitën të japë kontributin e saj në procesin e integrimit në përputhje me programin që ajo ka paraqitur para qytetarëve shqiptarë . Në Shqipëri më shumë se çdo vend tjetër shqiptarët mbështesin integrimin. Në Shqipëri nuk ka asnjë forcë politike që nuk mbështet integrimin. Ka rëndësi që secili në pozicionin e tij të japë kontributin që i takon", tha ai.
Berisha theksoi se hapësira është e gjerë për kontributin e gjithë faktorëve në këtë proces.
Kryeministri theksoi se pas dorëzimit të pyetësorit qeveria shqiptare pret të marrë vlerësimin e merituar.
"Ne dorëzojmë pyetësorin dhe kemi besim se do të marrim vlerësimin objektiv dhe të merituar nga ata që do ta shqyrtojnë", u shpreh Berisha.
Qeveria ka nisur drejt Brukselit përgjigjet e Pyetsorit të Komisionit Europian lidhur me kërkesën e Shqipërisë për tu pranuar si vend kandidat për në Bashkimin Europian. Pyetësori do dorëzohet në dy variante, në atë elektronik dhe në letër.