E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon kontrolli, nuk ka bombë në "Alsat"

Në godinën e televizionit "Alsat" nuk ka bombë. Policia ka përfunduar kontrollin në gjithë godinën dhe rezulton se në ndërtesë nuk ka rrezik shpërthimi.

Alarmi për bombë në televizion u dha nëpërmjet një telefonate në polici që mendohet të jetë bërë nga një kabinë telefonike. Telefonuesi ka thënë se në orën 12:00 do të shpërthente një bombë në godinën e këtij televizioni.
Në vendngjarje shkuan 100 forca policie, mes tyre edhe ekspertë antibombë, të cilët pas kontrollit konkluduan se në godinë nuk ka bombë.

Pak javë më parë ky televizion ndërroi pronësi.

Pronari i televizionit "Alsat", Rezart Taçi dhe drejtoresha e këtij televizioni Eni Vasili nuk kanë pranuar të flasin lidhur me alarmin për bombë në godinën e këtij televizioni. Të pyetur nga "Ora News" në një lidhje direkte ata kanë deklaruar se nuk kanë njohuri për këtë ngjarje.

"Ora News" transmetoi me pamje direkte ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›