Pyetësori,Bregu:Optimist për mendim brenda 2010

Në një ceremoni për përfundimin e Pyetësorit për integrimin në Bashkimin Europian, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu është shprehur optimiste për një mendim nga Komisioni Evropian brenda këtij viti.
Një ditë para dorëzimit të pyetësorit në Bruksel nga kreu i qeverise Berisha, ministrja Bregu ka prezantuar dy variantet e pyetësorit, atë dixhital dhe të printuar. Pyetësori ka përgjigje për 2883 pyetje të formuluara në 3854 faqe. Për pyetësorin kanë punuar 1200 ekspertë të administratës.