Topalli: Kodi, te nisin ndryshimet Rozeta Rapushi
Kodi Zgjedhor do te ndryshoje serish, ndoshta se bashku edhe me Kushtetuten e vendit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kerkoi dje nga kreret e grupeve parlamentare ne vend, qe te nisin nga puna me reformen zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Pavaresisht se Kodi Zgjedhor u ndryshua dhe miratua me konsensus te gjere politik, vetem nje vit me pare, para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Kerkesa e Topallit, u be gjate mbledhjes se Konferences se Kryetareve te zhvilluar diten e djeshme, ku i pranishem ishte edhe kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruci. Topalli u kerkoi me konkretisht, kryetareve te grupeve parlamentare, te nisin sa me pare konsultimet mbi modalitet per te bere ndryshimet e duhura ne Kodin Elektoral, bazuar ne rekomandimet e raportit te OSBE-ODIHR-it. Ne nje kohe kur kryeministri Sali Berisha, eshte shprehur i gatshem qe te pranoje propozimet e opozites per reformen zgjedhore, perfshire edhe ndryshim te sistemit zgjedhor nese e kerkojne, gjithnje ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Nuk dihet nese socialistet do te pranojne te jene pjese e nje komisioni te tille, duke qene se selia roze vijon protestat ne emer te votes se lire dhe ka bere te qarte, se nuk do te jete pjese e diskutimeve ne komisionet parlamentare apo shqyrtim te ligjeve ne Kuvend, pa u hapur me pare kutite e votimit dhe te realizohet transparenca zgjedhore. Te majtet kane deklaruar se do te jene te pranishem ne Kuvend, vetem ne piken e pare te rendit te dites, diskutimin e ceshtjeve jashte rendit te dites. Megjithese njihet me qendrimin e Partise Socialiste, Topalli sugjeroi dje nisjen e menjehershme te diskutimeve per permiresimin e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Nderkohe qe nga ana tjeter, kryetarja nuk harroi t'u kujtoje krereve te grupeve, qe te kene kujdes deputetet perkates qe te respektojne kohen e diskutimeve ne seance dhe ne menyre te vecante te ruajne etiken parlamentare. Pa permendur rastin konkret te perjashtimit per dy jave nga pjesemarrja ne Kuvend, te deputetit te PS-se, Taulant Balla topalli u kerkoi kryetareve te grupeve parlamentare qe ne perputhje me Rregulloren e Kuvendit, te respektohet koha e diskutimeve ne seance plenare, e vecanerisht te tregohet kujdes ndaj etikes parlamentare. Vetem nje jave me pare, ne Byrone Parlamentare, u vendos qe deputeti Balla te perjashtohet per dy jave nga Kuvendi, ndersa deputeti tjeter socialist Sajmir Tahiri, mori mase paralajmeruese. Dy socialistet u ndeshkuan pasi sipas Byrose, shkelen dy nenet e rregullores se Kuvendit, per etiken parlamentare dhe u paralajmeruan disa here nga kryetarja Topalli, por nuk reaguan. Ne mbledhjen e djeshme u miratua edhe kalendari tre javor i punimeve te Kuvendit.
Reforma
Kodi Zgjedhor do te ndryshoje serish. Kete here per te vene ne jete rekomandimet e bera nga OSBE/ODIHR pas zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Zgjedhje per rezultatin e te cilave opozita po bojkoton serish.
Raporti
OSBE-ODIHR, rekomandimet per Shqiperine
Partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike me privilegjet e gjera qe gezojne sipas ligjit, ne lidhje me zhvillimin zgjedhjeve. Ata duhet te kryeje detyrat e tyre zgjedhore, ne nje menyre te pergjegjshme per interesit te pergjithshem te Shqiperise. Kjo shtrihet ne propozimin e komisionereve te zgjedhjeve
ne te gjitha nivelet.
Dispozita ne Kodin Zgjedhor, qe i jep te drejta te vecanta per kandidaturen e kryetareve politike, duhet te rishikohet duke pasur parasysh parimet e barazise dhe jo-diskriminimit.
Perfshirja e partive politike ne perzgjedhjen e gjyqtareve te cilet gjykojne ankesat zgjedhore duhet te eliminohet.
Konsiderate me te gjere ne Kodin Zgjedhor, duhet t'i jepen zgjedhesve per ankese ne rast te drejtat e tyre elektorale jane shkelur.
Kodi Zgjedhor mund te ndryshohet ne menyre qe dispozitat per financimin publik ne fushata, nuk i japin avantazh te tepruar dhe te panevojshem partive parlamentare.
Ndryshime sugjerohen edhe ne per ato dispozita te Kodin Zgjedhor lidhur me financimin e fushates, per te siguruar per deklarata e te ardhurave te partive politike dhe shpenzimeve gjate fushates se tyre te percaktoje kriteret, sipas te cilit KQZ-ja mund te kryeje verifikimet e raporteve financiare te subjekteve zgjedhore.
Kodi Zgjedhor duhet te ndryshoje qe te eliminoje mundesine e bllokimit te procesit zgjedhor nga partite politike. Ne vecanti duhet te kete mekanizma efektiv per te plotesuar vendet e lira ne administraten e zgjedhjeve ne rast partite nuk ushtrojne te drejten e tyre per te bere propozimet per komisionere brenda afateve. Mekanizmat e tilla duhet te zbatohen pa vonese, kur te pershtatshme.
Per te siguruar pavaresine dhe profesionalizmin e administrates zgjedhore, partite politike nuk duhet te lejohen per te zevendesuar anetaret e komisioneve te nivelit te ulet. Nderrimi duhet te lejohet vetem per arsye te vecanta qe shprehen qarte ne ligj.
KQZ-ja duhet te perdore me shume autoritetin e saj te gjere sipas Kodit Zgjedhor, kur kjo eshte e nevojshme, ne vecanti ne nivelin e komisioneve zgjedhore.
Trajnimi i komisionereve zgjedhor duhet permiresuar
Baza e te dhenave te zgjedhesve, duhet perditesuar dhe pastrohet ne menyre qe te permiresohet cilesia e tij.
Autoritetet si edhe partite politike duhet te ndermarrin hapa te vendosur per te siguruar qe te mos aplikohet presion mbi punonjesit e sektorit publik ose qytetaret e tjere, per te marre pjese ne ngjarjet e fushates, aktivitetet politike, ose per te votuar ne nje menyre te vecante. Cdo rastet e presionit te tilla duhet te hetohen ne teresi dhe autoret te dalin para drejtesise ne perputhje me ligjin.
Modifikime ne Kodin Zgjedhor, duhen bere ne procesin e numerimit te votave, ne menyre qe te permbushen afatet ligjore.
Dispozitat e Kodit Zgjedhor qe vendosin kuota gjinore per listat e kandidateve duhet te rishikohen ne menyre qe te plotesojne 30 per qind standardit te kerkuar sipas ligjit mbi barazine gjinore.