E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë , alarm për bombë në televizionin "Alsat"


Alarm për bombë në redaksinë e televizionit 'Alsat", në zonën pranë ish-Frigoriferit. Policia ka mbërritur në vendngjarje ka nisur kontrollin e zonës dhe godinës në lidhje me këtë alarm. Po ashtu, forcat e policisë kanë evakuuar punonjësit e televizionit. Alarmi për bombë është dhënë nëpërmjet një telefonate. Telefonuesi ka thënë se a në orën 12:00 do të shpërthnte një bombë në godinën e këtij televizioni.
Në vendngjarje ndodhen edhe ekspertë antibombë.
Pak javë më parë ky televizion ndërroi pronësi. Aktualisht "Alsat" është në pronësi të Rezart Taçit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›