E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, hapen punimet e samitit anti-bërthamor


Samitit i reduktimit të armëve nukleare ka filluar punimet e tij ditën e hëne. Presidenti i SHBA-së, Barak Obama ka përshëndetur të gjithë krerët e 47 vendeve pjesëmarrëse në fillimin e punimeve të samitit të reduktimit të armëve nukleare që po mbahet në Uashington. Gjatë fjalës së tij hapëse Obama ka përshëndetur vendimin e Ukrahinës për të eleminuar totalisht armët bërthamore deri në vitin 2012. Presidenti i SHBA-së e ka cilësuar këtë hap të autoriteteve ukrainase si një hap historik për të ardhmen e këtij shtetit dhe për të ardhmen e planetit.
Më herët para se të hapej zyrtarisht samiti në Uashington dhe në dy ditët e mëparshme, presidenti amerikan kreu një sërë takim me lider të rëndësishëm botërorë për tematikën e samitit. Gjithashtu presidenti amerikan diskutoi mbi hipotezat se si anëtarë të rrjeteve terroriste duhet që të mos përdorin dhe të mos kenë arsenale të lëndëve të armëve bërthamore.
Obama përpara fillimit të samitit takoi liderin dhe presidentin kinez Hu Jintao. Me kolegun e tij kinez, Obama ranë dakort se nëse Irani do të vazhdonte të zhvillonte programin bërthamor atëhere ku vend do t'i duhej që të përballej me sanksione të rënda. Gjithashtu Obama kreu takime edhe me liderët më të rëndësishëm aziatik dhe të Lindjes së Mesme, këtu përfshihen Mbreti i Jordanisë Abdullahm, kryeministrin e Malajzisë, Najib Abdul Razak. Me të gjithë liderët botërorë që ka takuar deri më tani presidenti Obama, ata kanë qenë dakort se Irani duhet që ta ndryshojë medoemos kursin e tij mbi zhvillimin e programit bërthamor, i cili ka të bëjë me pasurimin e uraniumit, i cili është lënda bazë kimike për krijimin e armëve të shkatërrimit në masë. Por në kundërpërgjigje, zyrtarët iranianë janë shprehur se aktiviteti bërthamor i këtij shteti është konform të gjitha rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare. Presidenti Ahmadinejad është shprehur se se programi bërthamor i shtetit iranian është duke u zhvilluar për të zbuluar burime alternative të energjisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›