QKR do zgjerohet
Gjate ketij viti QKR do te hape sportelet e saj ne 21 bashki te tjera, me 42 sportele. Drejtori i Qendres Kombetare te Regjistrimit Tomi Kola tha, se do te perfundoje procesi i hapjes se sporteleve per regjistrimin e bizneseve te reja, apo atyre qe do te duan te plotesojne regjistrimet e meparshme. Me hapjen e ketyre qendrave te reja, do te permbyllet dhe projekti i Sfides se Mijevjecarit te SHBA per hapjen e QKR-ve ne 29 bashki. Gjate vitit 2007 u hapen zyrat e regjistrimit te bizneseve ne 8 bashki.