E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunoi gruan, e denoncojne femijet

DURRES- E nisi ters Vitin e Ri nje 39-vjecar nga Durresi qe ushtronte dhune mbi te shoqen, pasi u vu ne pranga. Uniformat e policise lokale arrestuan Ilirian Xhafen, 39 vjec, banues ne lagjen nr. 5 te qytetit. Ai eshte prangosur ne daten 2 janar, rreth ores 15:30, pasi nisi nje sherr me te shoqen, qe me pas perfundoi ne dhunen ndaj saj. Ishin pikerisht dy femijet e ciftit Xhafa ata qe munden te lajmeronin policine e qytetit, duke telefonuar ne numrin 129. Shume shpejt efektivat e gatshme mberriten ne banese, por autori fyeu dhe kundershtoi dhunshem uniformat blu, madje duke goditur edhe disa prej tyre. Kjo beri qe me pas atij t'i vihen prangat dhe te shoqerohet ne mjediset e komisariatit te policise se Durresit. Ai tashme akuzohet per veprat penale te "kundershtimit te punonjesve te policise se rendit" dhe "fyerjes per shkak te detyres". A. K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›