Kompanite takse, per mbikeqyrje te tregut
Pritet qe ne muajin mars kompania "Albtelekom" te hedhe ne treg operatorin e trete celular, funksionimi i te cilit do te perfshihet ne rregullimin e tregut sipas ligjit te ri komunikimit. Ministria e Transporteve ka perfunduar hartimin e draftligjit per komunikimet elektronike, cka do te sjelle funksionim te ri te telekomunikacionit ne vend. Sipas Ministrise se Transporteve, tashme ne themel te funksionimit te ketij ligji do te jete Autoriteti i Komunikimeve Elektronike organ rregullator i pavarur ne fushen e komunikimeve elektronike, i cili duhet te promovoje konkurrencen efikase ne lidhje me sigurimin e mjeteve dhe rrjeteve te komunikimit elektronik. Autoriteti zevendeson Entin Rregullator te Telekomunikacioneve . Por tashme te gjithe ata sipermarres te cilet ofrojne rrjete ose sherbime publike te komunikimit jane te detyruar te paguajne nje pagese vjetore per mbikeqyrjen e tregut te komunikimeve nga AKE. Kjo pagese qe do te kryhet nga sipermarresit e rinj do te paguhet nje here ne vit dhe kap vleren e 0.5 per qind te ardhurave vjetore te kompanise. Te ardhurat vjetore do te llogariten sipas vitit kalendarik te meparshem. Po gjithashtu draftligji i pergatitur nga Ministria e Transporteve i njeh te drejten Autoritetit te Komunikimeve Elektronike te verifikoje te ardhurat e kompanive ne rast se ka arsye te besueshme per te dyshuar mbi raportin e te ardhurave. Funksionimi i autoritetit do t'iu krijoje mundesi perdoruesve te perfitojne nga sherbimet e komunikimit ne raport me zgjedhjen, cmimin dhe cilesine. Po ashtu ajo do te kete rol kryesor mbikeqyrjen e tregut ne menyre qe te mos kete deformim te konkurrences. Ne autorizimin e pergjithshem Autoriteti i Komunikimeve Elektronike mund te vendose kushte, pa pasur asnje kufizim edhe ne lejimin dhe zbatimin e detyrimeve qe burojne nga legjislacioni ne fuqi ne lidhje me pergjimin e telekomunikacioneve. Po ajo qe mbetet me e rendesishme eshte fakti qe Autoriteti i Komunikimeve elektronike ka te drejte te aplikoje rregullimin e tarifave nepermjet nje vendimi per sherbimet e ofruara nga operatoret me fuqi te ndjeshme ne treg. Ky rregullim i tarifave do te kryhet pas nje analize qe do i behet tregut ne te cilin eshte arritur perfundimi qe ne treg nuk ka konkurrences efektive cka nenkupton se jane aplikuar tarifa te larta te paarsyeshme ose tarifa te uleta te paarsyeshme. Ne rregullimin e tarifave Autoriteti i Konkurrences Elektronike do te marre parasysh tarifat mesatare te vendeve te BE-se si dhe tarifat e vendeve qe kane zhvillim te ngjashem ekonomik me ate te vendit tone. Sipas draftit te hartuar nga Ministria e Transporteve po ashtu ne rregullimin e tarifave do te merren parasysh dhe norma e fitimit e kompanive ne perputhje me ato te vendeve te BE-se dhe vendeve me zhvillim te ngjashem ekonomik me ato te vendit tone. Po ashtu metoda e rregullimit te tarifave mund te jete dhe e kombinuar. Po ashtu kur nje sipermarres ka detyrimin per orientimin e tarifave ne kosto eshte i detyruar te provoje se tarifat e sherbimeve te ofruara prej tij jane rrjedhoje e nje kosto eficente duke pasur nje fitim te arsyeshem. Nderkaq AKE mund te llogarise koston e kompanive dhe te auditoje te dhenat e paraqitura nga kompanite. Edhe ne rastet kur vonohen lidhja e marreveshjeve te interkonjeksionit Autoriteti i Konkurrences elektronike ka te drejte te urdheroje per lidhjen e saj brenda nje muaji, per ato raste kur marreveshja eshte lidhur brenda kritereve ligjore.