E Shtunë, 31 Tetor 2026

54 "askush"-et e drejtesise

TIRANE - Kane lene pas nje jete te tere, duke ikur "naten per terr", duke lene nga prapa kraheve cdo gje qe kane pasur e duke ia rinisur nga zero, por jo si gjithe te tjeret, e jo per te gjetur nje jete me te mire. Tashme 53 persona jetojne pa te kaluaren e tyre. Ne fakt ne nje pike ata kane ngelur peng, me apo pa dashjen e tyre, e pas atij momenti jetojne ne nje jete te stisur, te mesuar permendesh per tu treguar, rrjedhshem.
Askush-et
Te 53 personat jane te gjithe anetaret e ngushte te atyre qe cilesohen si bashkepunetore te drejtesise. Tashme asnjeri prej tyre s'mban emrat e mbiemrat e tyre te vjeter. Jetojne te gjithe ne vende te largeta nga vendlindjet e tyre dhe te vetmit "kusherinj" jane punonjesit e zyres se mbrojtjes se deshmitareve. Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise jane rreth 14 raste ku ka pasur "te penduar" dhe jo vetem ato, por dhe familjaret e tyre tashme jane marre ne mbrojtje, per t'i larguar nga rreziqe apo hakmarrje te mundshme qe mund te vijne nga "te spiunuarve" prej tyre apo njerezit e tyre. Pervec deshmitareve qe tashme jane te lire dhe jetojne ne vende te ndryshme, si brenda ashtu dhe jashte Shqiperise, ka dhe nga te penduarit qe jane ende ne burg dhe qe iu jane marre ne ruajtje familjaret. Rastet me tipike jane ato te familjeve te deshmitareve kyc ne procese shume te rendesishme per drejtesine, si ai kunder anetareve te "Bandes se Lushnjes", ku familjaret e Petrit Licit kane jetuar deri para disa vitesh ne Lushnje dhe tashme "askush" nuk e di se ku jane, apo dhe familjaret e Adriatik Colit, te "penduarit" te procesit te "Bandes se Durresit". Nderkohe qe ne listen e bashkepunetoreve te drejtesise mesohet se jane listuar dhe familjare te personave qe kane sherbyer si te infiltruar ne operacione te rendesishme per uniformat blu te policise, kryesisht ne ato te trafikut te armeve, municioneve apo lendeve narkotike. Emrat dhe identitetet e ketyre personave dhe familjeve te tyre per arsye sigurie nuk behen te ditura per medien dhe aq me pak identitetet e tyre te reja dhe vendet ku ato strehohen aktualisht.
54 persona e marre ne mbrojtje nga ana e strukturave shteterore jo vetem u duhet te nderrojne identitet dhe vendbanim, por dhe te rehabilitohen nga ana sociale, si dhe u jepet ndihme financiare dhe ligjore. Bashkepunetoret e drejtesise dhe te afermit e tyre mbrohen fizikisht dhe teknikisht, gjate levizjeve kur qendrojne te mbrojtur. Nderkohe qe rikualifikohen profesionalisht, per te dale perfundimisht nga ajo pjese jete ne te cilen ishin me pare.
Ligji
Sipas Ligjit te Mbrojtjes se Deshmitareve nje person merret ne kete mbrojtje pasi ai deshmon per fakte dhe rrethana qe perben objekt prove ne nje proces penal. Te drejten per te propozuar zbatimin e masave te posacme te mbrojtjes e ka Prokurori i Pergjithshem. Organet pergjegjese per pergatitjen, vleresimin, miratimin dhe zbatimin e masave te posacme te mbrojtjes se deshmitareve dhe te bashkepunetoreve te drejtesise jane Drejtoria e Mbrojtjes se Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise dhe Komisioni per Vleresimin e Masave te Posacme te Mbrojtjes se Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise. Ky komision kryesohet nga Zevendesministri i Rendit Publik dhe perbehet nga nje gjyqtar, nje prokuror, dy anetare dhe nje oficer i policise gjyqesore. Anetaret zgjidhen nga Keshilli i Larte i Drejtesise, Prokurori i Pergjithshem dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit. Gjyqtaret, prokuroret dhe oficeret e policise gjyqesore, qe caktohen anetare te Komisionit per Vleresimin e Masave te Posacme te Mbrojtjes se Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise, duhet te kene besueshmeri dhe figure te paster morale, pervoje e njohuri te vecanta profesionale ne fushen penale dhe sidomos per krimin e rende dhe ate te organizuar.
Neni 10
Masat e posacme te mbrojtjes
1. Masat e posacme te mbrojtjes per deshmitaret, bashkepunetoret e drejtesise dhe personat e aferm ose te lidhur me ta jane:
a) ndryshimi i identitetit;
b) ndryshimi i vendbanimit;
c) mbrojtja e perkohshme e identitetit, e te dhenave dhe dokumenteve te personit te mbrojtur;
c) dhenia e deklarimeve te deshmitarit nen nje identitet tjeter dhe administrimi i tyre me mjete te vecanta per deformimin e zerit, te pamjes se vertete te tij dhe forma te tjera te caktuara sipas ligjit;
d) masa te vecanta mbrojtese, fizike dhe teknike, ne vendin ku qendron personi i mbrojtur, si dhe gjate levizjeve te tij, perfshire edhe ato per permbushjen e detyrimeve ndaj organeve te drejtesise;
dh) mbrojtja dhe trajtimi i posacem, ne rastet kur, per kryerjen e nje vepre penale, bashkepunetorit te drejtesise i eshte caktuar mase sigurimi ose eshte denuar me burgim;
e) rehabilitimi social;
e) ruajtja, ndryshimi dhe sigurimi i perkohshem i vendit te punes;
f) dhenia e ndihmes financiare ne kohen ndermjet dy punesimeve;
g) rikualifikimi profesional;
gj) dhenia e keshillave dhe e ndihmes se specializuar ligjore;
h) menyra te tjera te caktuara sipas ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›