QSUT, 120 raste helmimesh në 24 orë

Vetëm në 24 orë e fundit janë drejtuar për ndihmë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" 120 raste. "Ora News" ishte prezent në Spitalin Infektiv ku 3 raste u drejtuan për të marrë mjekimin e duhur pasi ishin helmuar nga ushqime jo të freskëta dhe të pakontrolluara.
Ndërkohë mjeku infeksionist Sadik Aliko kërkoi nga të gjithë pacientët mbajtjen e një higjene të pastër pasi kjo çon në një burim infeksioni. Ndërkohë ndryshimet e kushteve atmosferike krijojnë terren të përshtatshëm që infeksionet të aktivizohen, të shumohen dhe të bëhen patogjenë për organizimin e njeriut. Fakti që fëmijët kanë sistemit imunitar të dobët i bën të jenë të predispozuar të shfaqin probleme. Aliko këshillon të gjithë pacientet të cilët paraqesin të vjellja, lodhje trupore dhe shenja të përgjithshme që shkaktohen nga viruse të stinës së verës" të drejtohen menjëhere tek mjeku i familjes.