Diplomat, 1624 studente e pedagoge firmosin peticionin
Protesta e paralajmeruar dje para godiens se Ministrise se Arismit dhe Sheknces eshte zhvilluar, ndonese jo ne permasat qe ishte parashikuar. Megjithate disa dhjetera studente kane bojkotuar mesimin, ne shenje proteste ndaj diplomave-vertetime, sic i cilesojne ata diplomat e miratuara nga MASH. Me ane te nje peticioni qe eshte firmosur ngha 1624 studnete dhe pedagoge, protestuesit i kane kerkuar ministrit te Arsimit Fatos Beja, qe te zbatoje ligjin per arsimin e larte dhe te ndryshoje formati dhe permbajtja e diplomave. "Pikat 3, 4, 5 te ketij udhezimi marrin kompetencat qe ligji ne Nenin 31, pika 4 ia ka atribuuar dhe detyruar Senateve Akademike, dhe ne rastin tone, Senatit Akademik te Universitetit te Tiranes. Pika 6 e ketij udhezimi bie ndesh me Nenin 31 pika. 6 te Ligjit Arsimin e Larte, ku udhezimi tejkalon ne menyre flagrante kompetencat dhe detyrimet ligjore", thuhet ne peticion. Ndersa dje, nje pjese e studenteve e Fakultetit te Gjuheve te Huaja, Histori-Filologji, Shkenca Sociale, Juridik, Ekonomik, Shkenca Natyrore, Mjekesi dhe infermieri. Protesta e djeshme eshte zhvilluar ne forme marshimi nga Sheshi "Nene Tereza" drejt Ministrise se Arsimit dhe Shkences ku do te mbahet edhe nje tubim. "Protesta, e shoqeruar me bojkot ne te gjithe Universitetin, zhvillohet duke patur parasysh shkeljet flagrante qe Ministria e Arsimit dhe Shkences ka bere ndaj Ligjit te Arsimit te larte, ne lidhje me hartimin e formes dhe permbajtjes se Diplomes tre-vjecare", jane shprehur dje studentet protestues duke kerkuar nje diplome me te denje.