E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Modeli i LSI po kopjohet nga Rama dhe PS

Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Pertit Vasili, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" shprehet se, ne tentativen per te treguar se kane ngjashmeri me modelin "Obama" rivalet politike te majte, te drejtuar nga Rama, po kopjojne ne menyre te paskrupullt modelin e suksesshem te LSI, te aplikuar qe ne vitin 2004 dhe qe dhane rezultat, ne zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2007. Njeheresh Vasili nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me KQZ, e cila me ate perberje qe ka, nuk eshte e besueshme, per shkak se anetaret e ricikluar kane qene te sulmuar per prishje zgjedhjesh. Duke kerkuar me insistim pajisjen sa me pare te zgjedhesve me karta identiteti, Vasili tha se LSI po perjeton momentin me te mire politik dhe po hyn fuqishem ne zgjedhje per nje rezultat fitues. Nderkohe nuk ka munguar te fjale dhe per Kodin, marredheniet ne PS si dhe animimin e "Dosjeve" ne Gjykaten Kushtetuese. Ai e ka cilesuar Ramen perfaqesues te nje modeli despotik, paranojak dhe qe nuk ka asnje lidhje perballe modelit konstruktiv te LSI-se dhe lidershipit te saj. Model qe sipas Vasilit do t'i siguroje nje rezultat shume pozitiv LSI-se.

Jemi 4 muaj perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. Nderkaq, elementi kryesor i ketyre votimeve, kartat e identitetit, ende nuk kane nisur shperndarjen e tyre. Sa mundesi kemi qe keto zgjedhje te zhvillohen me standardet e kerkuara?

Levizja Socialiste per Integrim e ka vleresuar gjithmone si nje moment shume delikat, procesin e pergatitjes se kartave te identitetit. Dhe per kete arsye jo sot, por me shume se nje vit me pare, ka kerkuar me insistim qe ky proces te fillonte, sepse kishte te bente me nje element shume te rendesishem per standardet e zgjedhjeve. Qeveria, por edhe Partia Socialiste ishin ne ate kohe ne "hall" se, si te miratonin nje Kod te shtremberuar Zgjedhor dhe nuk i vune asnje rendesi ketij elementi qe mund te komprometoje rende zgjedhjet. Nuk e shoh me optimizem kete gje, por megjithate jam shume i prirur te besoj e shpresoj se jemi ne gabim, ne shqetesimin tone te madh, ndonese faktet flasin krejt ndryshe dhe kundra qeverise. Aq me shume qe premtimet e saj per fillimin e pajisjes se qytetareve me karta qe dy muaj me pare, po bien poshte dita-dites. Koha shume e paket si dhe corganizimi dhe paaftesia ne administrimin e procesit te pajisjes me karta, jane pa dyshim faktore shume negativ ne dem te realizimit ne kohe, si dhe rrezikuese serioze te realizimit te standardeve, per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Gjithashtu nuk eshte filluar ende me afishimin e listave paraprake te zgjedhesve. Mendoni qe keto vonesa mund te ndikojne ne pergatitjen e duhur te infrastruktures zgjedhore?

Gjithcka po zhvillohet ne shkelje te standardeve te zgjedhjeve dhe asnje afat i Kodit Zgjedhor, nuk eshte respektuar, ndonese keto jane te fiksuara ne ligj dhe kjo tregon qarte se sa deme te medha prodhoi politika e mbrapshte dhe antikombetare e bllokimit te tejzgjatur te Kodit Zgjedhor, dhe hartimit e miratimit te tij nga dyshja PD-PS, qe jane edhe pergjegjesit e vetem per cdo gje qe nuk po shkon mire me zgjedhjet dhe realizimin e standardeve te tyre.

Eshte bere nje paralelizim nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta dhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, me fitoren e Presidentit te ri te SHBA-se, Barak Obama. Te dyja perfaqesite dalin ne emer te politikes se re. Ku qendroni ndryshimi midis tyre?

LSI nuk ka folur asnjehere ne emer te nje politike me epitete te ndryshme, te re apo te vjeter, por ka folur per nje politike te qarte per qytetarin dhe per hallet e tij, monopolet, korrupsionin, autoritarizmin shteteror dhe partiak. Ajo ka qene e orientuar nga ato probleme, te cilat jane bere tashme kritike dhe ka stabilizuar nje raport real te vertete me qytetaret dhe jo nje raport poshterues thjesht mediatik dhe farse, per te krijuar nje imazh politik fiktiv dhe per t'u hedhur "hi" syve atyre. Ilir Meta, qe ne krye te heres, e orientoi politiken e LSI ne kete drejtim madhor dhe per kete arsye ajo u pranua gjeresisht nga qytetaret qe ne 2004, ne krijimin e saj dhe me pas ne zgjedhjet e 2005 dhe ato te 2007. Sigurisht te tjeret kane kopjuar ne menyre te paskrupullt dhe ne menyre te keqe e pa sukses, deri ne detaje, shume nga LSI dhe per kete gje jane bere krejtesisht te pabesueshem ne syte e qytetareve, te cilet jane te vemendshem dhe te zgjuar per te dalluar mire kete fakt.

Po Levizja Socialiste per Integrim cfare hapash po hedh per hyrjen ne zgjedhje?

Organizimi i Levizjes Socialiste per Integrim ka hyre ne nje faze te re shume intensive. Ky intensitet kaq i larte eshte i lidhur me objektivat e medha te LSI. Po punohet gjeresisht por edhe ne drejtim kapilar nga nje staf organizativ shume i madh ne qender, por edhe ne cdo rreth e qark, komune e bashki duke krijuar nje nderlidhje funksionale, sipas nje modeli te konsoliduar dhe fitues. Praktikisht gjithcka po ecen mjaft mire dhe demonstrimet e aktiviteteve tona publike masive dhe frymezuese jane prove e qarte qe LSI gezon nje shendet shume te mire, duke qene ne LSI qe ne krijimin e saj mund t'ju them me bindje te thelle qe LSI po perjeton absolutisht momentin me te mire politik dhe organizativ te saj, qe nga dita e krijimit si force politike.

Cili eshte synimi i kesaj partie per zgjedhjet parlamentare dhe sa shanse ka qe opozita te hyje e bashkuar ne zgjedhje?

Synimi yne eshte publik, eshte i qarte dhe pa asnje ekuivok, te jemi fitues. Sa i takon menyres se konkurrimit, Levizja Socialiste do te hyje ne zgjedhje me koalicionin e saj te konsoliduar dhe mjaft te fuqishem. Ne fund te fundit, kjo eshte nje menyre me se normale konkurrimi politik dhe elektoral, edhe per llojin e sistemin zgjedhor hibrid spanjoll qe imponoi Partia Socialiste, sepse publikisht u pranua qe ishte ajo qe e gatoi nje sistem corbe te tille.

Parlamenti votoi pak dite me pare anetaret e rinj te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Levizja Socialiste per Integrim sipas Kodit te Ri zgjedhor nuk ka perfaqesuesin e saj ne kete Komision. Sa i besueshem eshte ky institucion per partine qe ju perfaqesoni?

Kjo KQZ politike nuk eshte nje hap perpara, por eshte nje hap tjeter prapa, i pjelle nga Kodi Zgjedhor qe trajtoi ne menyren me te keqe te mundshme pjesen e administrimit te zgjedhjeve. Eshte nje KQZ politike me riciklim bajat te figurave te caktuara, te cilat jane anatemuar respektivisht nga PD dhe PS si prishes te zgjedhjeve dhe sot ofrohen serish si administrues te procesit. Per LSI ky komision nuk perben nje shqetesim, por mesazhi i perberjes bipartizane, politike dhe individuale te tij, eshte sigurisht shume negativ.

Partia Socialiste ankimoi ne Gjykaten Kushtetuese ligjin e "Dosjeve". Do ta mbeshtesni kete kerkese?

Kerkesa e Partise Socialiste eshte tashme ne Gjykaten Kushtetuese, i takon asaj te shprehet. E kemi konsideruar nje farse te panevojshme te gjithe kete proces, qofte te hartimit dhe miratimit arbitrar te ligjit nga Partia Demokratike, po ashtu edhe garen me te hershme te Partise Socialiste ne paraqitje draftesh te ndryshme per te njejtin ligj.

Konfliktet PS-LSI nga bazat e strukturave politike po shikohen dhe ne njesite vendore. A eshte kjo nje tregues per nje fushate te ashper zgjedhore?

Nuk ka asnje konflikt ne njesite e qeverisjes vendore ne Shqiperi ndermjet LSI dhe PS dhe kete e provojne edhe faktet. Ka vetem nje debat te forte ne Tirane midis modelit destruktiv, arrogant, te mbyllur dhe paranojak te Kryetarit te bashkise Rama dhe modelit konstruktiv te LSI qe vlereson dhe i sherben cdo mundesie per te perdorur me mire dhe per te mos lejuar shperdorimin korruptiv te parave te qytetareve te Tiranes. Kaq e vertete eshte kjo saqe ne mungese te konflikteve te verteta u perpoqen qe te krijonin nje te tille imagjinar dhe te fantaksur edhe ne Korce, ku pa ndodhur asgje u perpoqen te sajonin nje gje. Ne kete te fundit situata eshte kaq qesharake dhe poshteruese saqe pa u kryer aspak procedura e votimit, sepse mungonin aleatet e PS ne salle dhe nuk behej numri per te bere nje votim, ndonese keshilltaret e LSI ishin ne salle te gatshem per te votuar buxhetin, te cilin e kishin votuar edhe me pare ne komisionin e financave, e demonstruar kjo dhe nga media vizive, u perpoqen te shpiknin nje konflikt me LSI duke sakrifikuar Korcen per te krijuar nje klime presioni, para votimit te buxhetit ne bashkine e Tiranes.

Ju keni qene ideatori i krijimi te Universitetit te Mjekesise. Ju keni deklaruar ne media se kjo ide po ju pervetesohet nga te tjere. Si eshte e verteta mbi kete ceshtje?

E kam ngritur kete ide edhe me pare, si nje shqetesim te vjeter te profesoratit dhe te rretheve akademike dhe intelektuale te fushes se mjekesise, me qellimin e vetem qe te vija ne levizje vemendjen e vendimmarresve, per ta ndermarre nje reforme te tille. E kam ngritur publikisht edhe ne kohen e qeverisjes se te majteve ne 2005, ku pati nje indiference te plote. Duke shpresuar shume se Berisha duhej te ishte shume me i ndjeshem per kete ceshtje, per arsye te njohura, i jam drejtuar me nje leter publike ne gazeten "Korrieri" per kete ceshtje, ku me shume dashamiresi i kam kerkuar te ushtroje autoritetin e tij shteteror per nje ceshtje qe nuk pret me, madje ka pasur edhe nje interviste timen ne media, si dhe nje prononcim te ministrit te Shendetesise te asaj kohe. Pasoi nje heshtje 4-vjecare dhe papritmas pashe nje Berishe, qe shiste ne publik kete gjetje te tij, nderkohe qe ishte dhe mbetet pergjegjes per 4 vjet, kohe te humbura. Nuk mendoja kurre qe Berisha do te ishte me nje mentalitet kaq te mbyllur dhe do te kishte kaq frike nga nje ide qe vinte nga opozita, ndonese une i jam drejtuar atij si profesionisti profesionistit dhe imagjinoja sinqerisht nje Berishe tjeter, me nje mendje me te hapur dhe jo kaq deziluzionues. Nejse, pune per te. Kjo ide qe me brente prej me shume se 20 e disa vjetesh kur kryeja studimet e plota pasuniversitare ne Itali, sot merret ne konsiderate dhe e rendesishme eshte qe te mos humbet me kohe e cmueshme dhe te mos trajtohet si nje nisme elektorale, se nuk do te kete fat te mire. Profesore te nderuar te mjekesise ne aktivitet apo ne pension do te ndihmonin shume ne realizimin sa me cilesor te saj, por sigurisht nese nuk do te kete perseri paragjykime politike, anakronike per vitin ne te cilin jetojme. Personalisht jam i gatshem qe te kontribuoj me sa di, qe ky Universitet sinteze e dijes mjekesore aq te kultivuar ne Shqiperi, te jete sa me pare nje realitet.

Bisedoi: Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›