E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT iken drejtori Dashi vjen Ivziku

TIRAN - Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza me e madhja ne vend ka pritur dje drejtorin e ri. Ilir Dashi eshte larguar ne menyre zyrtare nga drejtimi i QSUT-se per tia lene vendin Saimir Ivzikut. Prezantimin e ri e beri dje ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Keshtu brenda pak ditesh ne dy institucione te rendesishme Institutin e Shendetit Publik dhe Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza jane larguar drejtuesit Alban Ylli dhe Ilir Dashi duke u zevendesuar me dy anetare te tjere te LSI-se. Tashme ne krye te ISHP-se eshte emeruar mjeku Enver Roshi ndersa drejtimi i QSUT-se i eshte besuar Saimir Ivzikut qe vjen nga fusha e filozofise. Por gjate prezantimit te drejtorit te ri te QSUT-se ministri Vasili u pyet ne lidhje me shkeljen e ligjit te Arsimit te Larte. Sipas ketij ligji emerimi i drejtorit te QSUT-se behet nga nje bord i perbere nga drejtuesi i ISKSH-se dekani i Fakultetit te Mjekesise perfaqesuesi i Keshillit te Mjekeve rektori i Universitetit te Tiranes dhe kryesuar nga ministri i Shendetesise. Pas perzgjedhjes se titullarit drejtori i ri i QSUT-se duhet te kishte marre miratimin e kryeministrit Sali Berisha. I pyetur per kete ministri Vasili deklaroi se kjo procedure u anashkalua per moskonstituim te bordit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›