Vizat nje mundesi por jo nje zgjidhje
Diten kur shqiptari i pare te shkele pa vize ne token e Italise Greqise apo te ndonje vendi tjeter te hapesires Shengen ia vlen tu biem kambanave te hedhim fishekzjarre te bejme feste me te gjitha menyrat e larmishme te festimit tradicional dhe modern.
Do te jete vertet nje dite e madhe qe do te na bashkoje me qytetaret e Ballkanit dhe Evropes ne planin e te drejtave.
Do te jete fundi i nje kalvari pothuajse shekullor qe i ka pare shqiptaret te mbyllur ne gulagun e regjimit komunist pastaj ne eksodet e tyre biblike drejt Perendimit pastaj ne radhet e gjata e te pambaruara perpara konsullatave apo duke ikur ilegalisht me koke ne torbe dy nga dy e dhjete nga dhjete permes detit dhe tokes.
Kjo histori e pashembullt meriton te kujtohet pikerisht ne diten e saj te fundit qe eshte njekohesisht dita e pare e historise se re te levizjes se lire.
Do te jete rasti per te kujtuar me nje minute heshtje te gjithe ata qe kane humbur jeten ne perpjekjen e tyre te deshperuar per te shkelur nje ore e me pare ne boten e lire ne vendet e shpreses dhe mundesive. Kemi humbur njerez ne toke por me shume kemi humbur ne det. Nuk besoj se ka nje popull tjeter qe ka paguar aq shtrenjte per levizjen e lire.
Ne kujtojme te vdekurit dhe eshte e drejte te kujtohen ata qe nuk mund te kthehen me por nuk mund te harrohen ata mijera e mijera shqiptare qe ia dolen te kaptonin malet dhe detet qe sfiduan pengesat dhe rregullat me te drejten e njerezve te lire qe nuk mund te mbahen pengje te tiranise apo varferise. Ata jane shumica dermuese e emigranteve tane te fillimit dhe vazhdimit.
Jane Shqiperia qe punon ne Greqi ne Itali ne Gjermani e deri tutje ne Australine e larget. Ata nderuan mikpritjen e ketyre vendeve dhe merituan respektin e qeverive dhe qytetareve atje.
Ata ishin pararoja e shqiptareve qe do te shkojne se shpejti pa viza ne Evrope. Edhe pse nuk thuhet ata jane garancia se levizja e lire e shqiptareve nuk do te prodhoje geto apo bidonvile ne periferi te qyteteve te Evropes sic ka ndodhur me qytetaret e ndonje vendi tjeter.
Vitet e fundit ka pasur nje lehtesim te regjimit te vizave per disa grupe shoqerore. Ka ardhur duke u pakesuar numri i njerezve qe e kishin molle te ndaluar udhetimin ne Greqi Itali e gjetke.
Megjithate heqja fare e vizave eshte pertej cdo lehtesimi dhe krijon nje realitet te ri psikologjik ne raportet e qytetarit shqiptar me Evropen. Ai shkon atje gati-gati si ne shtepine e vet pa qene nevoja te marre leje. Prinderit qe do te duan te vizitojne femijet dhe apo te afermit e tyre emigrante jane kategoria qe perfitojne me shume. Te gjithe perfitojne.
Por ata qe do te shkojne tani e tutje pa viza nuk do te rrethohen me bujarine dhe tolerancen qe ka rrethuar shpeshhere ata qe kane ikur me pare me viza ose si klandestine. Duket si paradoksale por keshtu eshte.
Ne prag te heqjes se vizave qeveria mediat shoqeria civile jane ftuar te sqarojne opinionin publik per rregullat strikte qe duhen respektuar nga cdo individ.
Fushata sqaruese ka nisur. Ajo do te behet akoma me intensive paralel me rritjen e perceptimit sikur numri i shqiptareve qe po e presin kete dite per tia mbathur nga vendi i tyre eshte shume i madh.
Koha e qendrimit pa vize ne hapesiren Shengen nuk duhet te kaloje nentedhjete ditet. Pertej ketij afati fillojne sanksionet Afati eshte nje prej kufizimeve kryesore qe tani po shqiptohet me ze te forte edhe nga perfaqesuesit e qeverise.
Qeveria eshte ne pararoje te sqarimit jo veten se e ka per detyre por ajo e ka te qarte se nje vershim masiv i shqiptareve drejt Evropes do te griste vellon e propagandes sikur Shqiperia eshte nje kopsht me lule dhe do ta padiste kete qeveri ne syte e perendimoreve me keq se sa do ta padiste shtyrja e vizave ne syte e shqiptareve.
Sqarimet po e shfryjne retoriken e deritanishme per heqjen e vizave. shte nje ngjarje por nuk eshte shpetimi.
Ka shijen e nje suksesi por jo te nje triumfi. shte nje e drejte eshte nje mundesi por nuk eshte nje zgjidhje. Pavaresisht nga sqarimet dhe paralajmerimet shqiptaret do te provojne te nxjerrin maksimumin nga heqja e vizave pa e rrezikuar ate si arritje. Liberalizmi i vizave pas njezet vjeteve duhej te kishte ardhur si nje fare luksi per bashkatdhetaret tane - me shkruante keto dite nje miku im shqiptar me banim ne SHBA.
Na pelqen apo jo liberalizmi po vjen ne nje dite tjeter te veshtire per ta kur mundesite per pune dhe punesim jane reduktuar shume dhe perspektiva e zgjedhjeve te lira e te ndershme duket serish e rrezikuar.
Renia drastike e investimeve te brendshme dhe te huaja gjate ketij viti ka penalizuar mijera njerez qe kishin nje pune por e kane humbur. Mijera te tjere qe kane arritur nderkohe moshen e punes nuk kane ku te trokasin.
Sa per saktesim ne lidhje me investimet e huaja kryeministri Berisha ishte korrekt kur i thoshte intervistuesit te tij te revistes Forbes se Shqiperia kishte rreth 6 miliard dollare investime te huaja ne kontrate por Forbes nuk e kishte mendjen i merrte keto miliarda sikur po investoheshin pernjemend ne parqe energjetike ne hidrocentrale te vegjel ne zona ekonomike kur ne fakt keto investime aktualisht jane vetem ne leter.
Per keta njerez pa shprese heqja e vizave vjen si nje shkelje e re syri nga matane kufirit. Shume prej tyre do te provojne te gjejne pune brenda afatit nentedhjete ditor te qendrimit jashte vendit. Disa do tia dalin te tjeret do te kthehen per te provuar shansin nje here tjeter.
Ne kete ik e eja do te kuptohet perfundimisht se liberalizimi i vizave eshte nje mundesi por jo nje zgjidhje ne kuptimin e plote te fjales. Zgjidhja e vertete per shqiptaret eshte ne nje Shqiperi te zhvilluar. Askund tjeter.
Levizja e lire ka nje te mire tjeter te madhe sepse heq nga tapeti i temave te konfliktit politik nje ceshtje e cila eshte perdorur e perdoret per te mbuluar paaftesine e elites politike per te propozuar e vene ne jete zgjidhje e programe te reja zhvillimi.
Shume te ashtuquajtur politikane e politikane qe nuk dine te bejne gje tjeter vecse te akuzojne njeri-tjetrin do te mbesin si peshku pa uje kur Evropa te hape perfundimisht driten jeshile per shqiptaret.
Ky do te jete momenti kur duhet te ndihen e ndoshta do te ndihen me fort ata qe kane ide zgjidhje dhe projekte per te zgjuar nga letargjia dhe gjumi i thelle resurset e medha te Shqiperise.