QSUT-ja analizon punën 1-vjeçare të saj

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka bërë analizën e punës një vjetore të saj. Një vit që për drejtorin e përgjithshëm të këtij spitali Ilir Dashi ka qënë më efikas se e njëjta periudhë e vitit 2008 ku arritja kryesore është parandalimi i virusit A/H1N1. Gjithashtu në prezantimin e analizës vjetore Dashi vuri theksin tek synimet që do të ketë kjo qendër për vitin 2010. Ku sipas tij shërbimi konsultativ dhe mbajtja 24 orë hapur e pajisjeve të ekzaminimit do të jenë edhe prioritetet kryesore.
Vlerësime për punën 1-vjeçare ka dhënë edhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, por një problem mbeten spitalet rajonale që megjithëse kanë kapacitete të mira vazhdojnë të dërgojnë pacientët e tyre në QSUT .
Një synim tjetër që Qendra Spiatlore Universitare "Nënë Tereza" do të ketë këtë vit është përmirësimi mjedisor.Analiza njëvjecare është bërë në prezencën e drejtuesve spitalorë, mjekëve dhe drejtoreshës së ISHKSH-së Elvana Hana.