Nëshkruhet marrëveshja për menaxhimin e ujërave të Prespës
Ministri i Mjedisit , Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, së bashku me homologët e tij të rajonit, Ministren Greke, Konstantina Birbili, ministrin Maqedonas, Nexhati Jakupi dhe Komisionerit Europian Stavros Dimas nënshkruan marrëveshjen mbi menaxhimin e ujrave të Prespës, për ta kthyer atë në një park ndërkufitar.
Ministri Mediu e quajti firmosjen e kësaj marrëveshje një detyrim të përbashkët dhë rëndësinë e madhe të bashkëpunimit, si një përgjegjësi për zhvillimin e parkut ndërkombëtar të Prespës.
"Një erë e re mardhënie u firmos sot nga të treja vendet tona. Kjo i jep prioritet integrimit të prespës. E rëndësishme në këtë marrëveshje të firmosur, është jio vetëm veprimi në planin politik, por që vendimmarrja jonë, financimet të kenë transparencë dhe mbështetje nga shoqëruia civile" theksoi Mediu.
Në këtë takim ishte i pranishëm dhe komisioneri i BE për çështjet e mjedisit , i cili dha mbeshtetjen maksimale që kjo marrëveshje të marrë frytet e saj sa më shpejt. "Objektivat kryesorë për t'u realizuar, jane: ruajtja e ekosistemit të Prespës dhe veçanërisht fakti që është parashikuar edhe pjesmarrja e palëve të ndryshme , shoqëritë civile, pushteti qendror, pushteti lokal. Mundësitë afatgjata për përmirësimin e kushteve të ujrave të prespës. Rëndësia e ruajtjes së bimëve e kafshëve të këtij parku e shumë të tjera të ndjekura nga vullneti i mirë i të tëra palëve", u shpreh komisioneri i BE.
Nga ana e saj, Znj. Bilbili tha se: "Sot në Prespë nenshkruhet marrëveshja e cila pritet të konfirmohet nga parlamentet përkatës për ta kthyer në konventë. Edhe Ministri Maqedonas, z.Jakupi e cilësoi këtë marrëveshje mjaft të rëndësishme për zonën.
Marrëveshja e nenshkruar nga 3 ministrat e rajonit dhe Komisionerit Europian, ka si qëllim mbrojtje dhe zhvillimin e Ekosistemit në parkun e Prespës, si bazë për mbështetjen dhe zhvillimin e kësaj zone, duke iu nenshtruar të gjitha parametrave të bashkimit Europian.