E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana nga e hena furnizim me uje 5 here ne dite

Depoja e re 7 milione litra do te ndertohen edhe 3 te tjera

Banoret e kryeqytetit nuk do te vuajne me krizen e ujit te pijshem. Duke filluar nga dita e hene Tirana do te furnizohet me uje te pijshem 5 here ne dite dhe jo me tri here si deri me tani ndersa presioni do te dyfishohet. Nje depo e re e sapondertuar me kapacitet plot 7 mije meter kub uje pritet te permiresoje ndjeshem furnizimin per qytetaret e kryeqytetit. Kjo depo do ti sherbeje furnizimit me uje te te gjithe Tiranes dhe do te rritet presioni deri 2.3 atmosfere. Do te shkojme drejt eliminimit te orareve te ujit dhe pompave neper pallate - pohoi Luan Peti drejtor i Departamentit Inxhinierik. Depoja e re ka nje volum 7 mije meter/kub ose 7 milione litra uje dhe eshte e ndertuar ne nje kohe rekord prej 75 ditesh ne kushtet e emergjences. Per ndertimin e kesaj depoje eshte punuar 24 ore pa nderprerje dhe me volum akumulimi ditor 30 mije meter/kub ose 30 milione litra. Kjo depo do ti sherbeje permiresimit te furnizimit me uje te gjithe Tiranes dhe kjo do te pasqyrohet ne rritjen e presionit te ujit nga 1.5 qe eshte sot deri ne 2.3 atmosfere. Kjo ben qe te permiresohet furnizimi me uje te shtohet orari i furnizimit dhe te shkojme drejt eliminimit te te gjitha pompave ne pallate si dhe te kete uje ne menyre te rrjedhshme. Aktualisht ka perfunduar faza e fundit e punimeve dhe sipas drejtuesve te Ujesjellesit te kryeqytetit pritet qe keto dite kjo depo tu nenshtrohet analizave laboratorike te cilat do te kryhen nga Instituti i Shendetit Publik per te pare nese plotesohen standardet e higjienes dhe ditet e hene pritet te nise nga puna furnizimi me depon e re. Por duket se ky projekt i nisur ne te ardhmen do te ndiqet edhe nga nje tjeter i cili synon furnizimin e rregullt te Tiranes me uje dhe brenda te gjitha standardeve duke ndertuar edhe 3 depo te tjera me te njejtat permasa cka sic theksojne drejtues te Ujesjellesit parashikojne edhe furnizimin me uje 24 ore dhe pa nderprerje te kryeqytetit. Ne shkojme drejt eliminimit te orareve te ujit sot mund te themi qe depot hapen 4-5 here nga 3 here qe jane hapur para dy muajsh. Pra kjo ka ardhur si rezultat i administrimit te ujit prerjes se lidhjeve te paligjshme dhe shtimit te sasise se ujit ne keto depo - tha Peti. Me perfundimin e ndertimit edhe te tri depove te reja me kapacitete te mjaftueshme per te gjithe kryeqytetin specialistet e drejtorise se Ujesjellesit theksojne se ne kete menyre ne Tirane do te dalin jashte funksionit te gjitha depozitat e ujit te vendosura neper tarracat e pallateve si dhe elektropompat qe ngjisin ujin deri ne katet e godinave disakateshe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›