E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT nis fushaten sensibilizuese Dhuroni gjak te shpetoni jete

Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” në Tiranë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, kanë nisur fushatën sensibilizuese për dhurimin vullnetar të gjakut.

Sipas drejtorit të QSUT-së, Sajmir Ivziku, aktualisht spitali më i madh në vend, i ka mbuluar kërkesat për gjak, por me ardhjen e sezonit të nxehtë rritet edhe nevoja për të.

Në këto kushte, Ivziku u ka bërë thirrje qytetarëve të japin gjak në mënyrë vullnetare.

Personat që u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale dhe të sëmurët talasemikë janë dy grupimet kryesore që kanë dhe nevojat më të mëdha për gjak në QSUT.

Fushata sensibilizuese do të zgjasë deri më 14 qershor kur është dhe Dita ndërkombëtare e Dhurimit Vullnetar të Gjakut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›