Historia shokuese e Griseldës, zbulohet klinika mjekësore
KAVAJE- Bashkëshortja shtatzënë e kryebashkiakut të Kavajës, e cila u rrëmbye nga persona ende të panjohur të martën në mbrëmje, u keqtrajtua dhe iu nënshtrua lindjes së detyruar të fëmijës së saj, do t'i nënshtrohet sot një ekspertize mjeko-ligjore. Kryerja e ekspertizës është urdhëruar nga prokurori Henrik Ligori. Ndërkohë që mbetet mister fati i fëmijës i cili për pak ditë do të dilte në jetë.
HETIMET
Ngjarja shokuese ka tronditur mbarë vendin. Dy grupe prokurorësh të Krimeve të Rënda, krerë të Policisë së Shtetit dhe një sërë ekspertësh të fushave të tjera të hetimit, po punojnë për të hedhur dritë mbi atë cka ndodhi gjatë orëve të rrëmbimit të Grisela Roshit, bashkëshortes së Elvis Roshit.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia ka mundur zbulojë atë që pretendohet si qendra në të cilën mund të ketë ndodhur edhe lindja e detyruar, ndërsa në dyert e policisë kanë përfunduar 25 persona ndër ta edhe mjekë të klinikës që sipas të dhënave të hetimit është “Edri” diku në afërsi të “Bërrylit”.
Mes personave që janë marrë në pyetje janë dhe kushëriri i kryebashkiakut, në lokalin e të cilit Griselda mësohet të ketë pirë kafen me një shoqe të saj para se ti ndodhte ngjarja, taksisti që ka shoqëruar vajzën 28 vjecare për pak rrugë, kryebashkiaku Roshi si dhe familjarë të tjerë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tabulatet telefonike të gruas dhe të afërmve të saj, gjithashtu dhe të disa personave të dyshuar, me qellim që të zbardhë të gjitha bisedat e kryera prej tyre përgjatë ditëve të fundit.
HISTORIA
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Tiranës, kur gruaja e kryebashkiakut të ri të Kavajës Elvis Rroshi, është rrëmbyer nga persona të panjohur.
Gruaja 28-vjecare Griselda Rroshi, shtatzënë në muajin e 9-të është liruar në orët e para të mëngjesit tësë mërkurës në gjendjë tepër të rënduar psikologjike dhe është përmendur dhe hedhur përtokë disa metra larg shtëpisë së saj. Mbetet mister fati i fëmijës.
RAMA NE KAVAJE
Për të mbështetur familjen Roshi, në Kavajë mbërriti pasditen e djeshme kryesocialisti Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste. Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës nuk bëri asnjë deklaratë për mediat.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kavajë, rrefimi i oreve te tmerrit te Griselda Roshit