E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyra e BE-se ne Vlore ndermerr nje aksion per pastrimin e plazhit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, zyra e BE-së në Vlorë ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazhit.

Në këtë nismë, janë përfshirë më dhjetëra gjimnazistë të shkollës jo publik”Perla” dhe atij publik “Qemal Ataturk”.

Ndërkohë, duket se zyra e BE-së ka qenë e vetme në këtë iniciativë për një mjedis më të pastër, ndërsa është shoqëruar me indiferencën e dhjetëra shoqatave jo qeveritare apo strukturave përkatëse.

Që prej fillimit të funksionimit të zyrës së BE-së në qytetin e Vlorës ka pasur një sërë aktivitetesh të organizuara nga kjo zyrë me nxënës të shkollave 9-vjeçare.

Aktivitete të tjera do të ketë në vijim ndërkohë që kjo zyrë momentalisht u hyn në punë të gjithë nxënësve të qytetit për të mësuar më shumë në lidhje me funksionimin e organizmave ndërkombëtare, liberalizimin e vizave dhe eurozonën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›