Rrëmbimi, kreu i PS Rama në banesën e ciftit Rroshi
TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku gruaja e kryebashkiakut të Kavajës u rrëmbye, kryetari i PS Edi Rama dhe deputetë të tjerë janë nisur drejt Kavajës rreth orës 19:00 ku vizituan bashkëshorten e kryebashkiakut Rroshi, pas rrëmbimit që iu bë dje, pjesë e të cilit ishte edhe lindja e detyruar e fëmijës që ajo priste.
Në banesën e ciftit Rroshi ndodheshin Familjarët, vetë ElvisRroshi dhe Griselda, në gjendje të rëndë psikologjike, pasi u detyrua të lindë para kohe fëmijën e saj.
Kryesocialisti Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda dhe deputetët e PS-së; Paulin Stërkaj, Vasilika Hysi, Eduard Shalsi, Ledi Shamku, Dashamir Peza, Saimir Tahiri, Fatmir Toçi.
Mësohet se kryetari i Bashkisë ka anulluar edhe një konferencë për shtyp që do të mbante rreth orës 19:30 vetëm për të qënë pranë familjes Rroshi në këtë moment të vështirë që ata po kalojnë.
Vizita e Ramës në banesën e Rroshit në Kavajë ka përfunduar rreth orës 22:15.
(m.a/BalkanWeb)