QSUT, nis zbatimi i dy projekteve për furnizimin non-stop me energji elektrike
parashikohet dyfishimi i furnizimit me energji elektrike të QSUT. Qendra më e madhe spitalore në vend ka nevojë për 6 mijë kilovat orë nga 3500 kilovat/orë aq sa merr dhe sot. Sipas studimit të gjermanëve kjo do të arrihet nëse zbatohet projekti dhjetëvjeçar, i cili do të rehabilitojë rrënjësisht infrastrukturën energjetike në QSUT. Studimi parashikon zbatimin e projektit me vlerë 2 milionë euro, i cili do të konsistojë në ndërtimin e 13 nënstacioneve elektrike me linjë 20 kë nga 6 kë që është aktualisht. Është menduar që pas dhjetë viteve të menaxhohet furnizimi me energji elektrike duke siguruar për çdo spital, një mbarëvajtje të shërbimit shëndetësor, u shpreh eksperti për energjinë, Gjergj Simaku. Specialistët gjermanë rekomanduan që brenda dy vitesh edhe spitalet e vjetra në QSUT të kenë sistem qendror ngrohje e ftohje, njësoj si spitalet e reja që do të ndërtohen brenda territorit të QSUT. Studimi gjerman ka parashikuar plotësimin e nevojave me energji për qendrën spitalore Nënë Tereza përmes burimeve të tjera siç është energjia diellore. Studimi i mjedisit ka treguar se kërkohet ndërhyrje në hartimin e një plani për trajtimin e mbetjeve spitalore, por edhe trajnimin e stafit (sanitarëve) për seleksionimin e tyre. Një tjetër pikë ku parashikohet të ndërhyhet është menaxhimi i trafikut në spital, krijimi i një korsie të veçantë për lëvizjen e autoambulancave të emergjencës. Për këtë të fundit drejtora e QSUT-së sapo ka përfunduar hartimin e planit rregullues i cili pritet të nisë në muajin gusht.
QSUT, tani drejtuesit do zgjidhen nga bordi i Ministrisë së Shëndetësisë
Në projektligjin e arsimit të lartë përcaktohet përfundimisht statusi i QSUT-së. Drejtori i saj dhe shefat e shërbimeve do të zgjidhen nga një bord, që përbëhet nga Ministri i Shëndetësisë që e kryeson, Rektori, Dekani, Këshilli i Fakultetit dhe përfaqësuesi i institucionit financues, në këtë rast nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor. Deri tani Drejtori i Përgjithshëm propozohet nga Ministri i Shëndetësisë dhe emërohej nga Kryeministri. Shefat e shërbimeve të spitaleve të kësaj qendre, zgjidhen po nga ky bord dhe nuk lejohen më pak se dy kandidatura. Ky projektligj është diskutuar nga grupi Task Force i shëndetësisë. Ndërkohë që drafti i është dërguar ekspertëve të Bankës Botërore dhe Kryeministrit.
Vitaminat e mineralet kundër sëmundjeve të zemrës
Personat të cilët nuk i marrin sasitë adekuate të mikronutricientëve kanë rrezik më të madh për sëmundjet kardiovaskulare, për sulm në tru, si dhe janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Këtë e pohojnë rezultatet e një studimi të ri të prezantuar në Kongresin Botëror të Kardiologjisë në Pekin. Në studim janë përfshirë më shumë se 9.000 participantë të moshave mbi 45-vjeç, ndërsa qëllimi i studimit ka qenë gjetja e lidhshmërisë ndërmjet konsumimit të vitaminave dhe mineraleve dhe rrugëve oksido-reduktuese dhe inflamatore, të cilat lidhen me sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Konsumimi i pamjaftueshëm i mikronutricientëve është lidhur me shfaqjen e rrezikut për vdekje nga sëmundje kardiovaskulare, prandaj autorët e këtij studimi rekomandojnë marrjen adekuate të këtyre mikronutricientëve-vitaminave dhe mineraleve- në mënyrë që të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare