E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursat Evropiane mbyllen me rënie

Tregjet evropiane u mbyllën në rënie ditën e sotme, për shkak të shqetësimeve mbi fuqinë e rritjes ekonomike, pasi shitjet e shtëpive të reja në SHBA shënuan një rënie rekord. Sektori i lëndëve të para dhe bankat realizuan dhe performancën më të dobët për sot që cilësohet edhe asetet me risk të lartë. Indeksi pan-European FTSEurofirst 300,

i aksioneve kryesore evropiane u mbyll në rënie me 1 për qind, ndërsa analistët parashikojnë që edhe në ditët e ardhshme bursat do të vazhdojnë të shënojnë rënie, në pritje të ndonjë sinjali pozitiv mbi ekonominë globale. Sektori bankar ra sesionin e sotëm, pasi të dhënat mbi shitjen e shtëpive në SHBA ishin tepër zhgënjyese. Ne parashikojmë që tregjet do të vazhdojnë në rënie edhe javën e ardhshme, në pritje të ndonjë sinjali pozitiv, shprehet Christian Stocker, strateg në UniCredit Global Research me qendër në Munich. Sektori minerar u mbyll në rënie, ndërsa gjatë ditës u rrit pasi kryeministri i Australisë, konfirmoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, duke i dhënë një sinjal investitorëve se taksa e propozuar mbi kompanitë minerare, mund të mos zbatohet.

G20, fokusi në rritjen ekonomike
Kanadaja do hapë në mbrëmjen e sotme takimet e G8-ës dhe të G20-ës. Pjesëmarrësit në takim do të fokusohen në dizenjimin e rrugës që do të ndjekë ekonomia në të ardhmen. Në takimin e Torontos, sipas një drafti të parapërgatitur, anëtarët e G20 paralajmërojnë mbi kompleksitetin e daljes nga kriza globale dhe thonë se financat e dobëta publike dëmtojnë rritjen ekonomike në terma afatgjatë. Analistët presin që uniteti midis pjesëmarrësve të jetë i dobët për shkak të problematikave individuale. Kështu Shtetet e Bashkuara nuk ndajnë mendim të njëjtë me Evropën, në lidhje me shkurtimet e thella të shpenzimeve të sektorit publik për shkak të frikës se kjo politikë do dëmtojë masën e ekspansionit ekonomik global. Në një artikull të përbashkët Timothy Geithner dhe Laërence Summers, kërkuan nga G20 të mos nxitohet në temën e uljes së deficitit pasi mund të shkaktohet reçesion i dyfishtë global. Por Evropianët të trembur nga kontaminimi i borxheve sovrane greke, janë të detyruar të marrin masa të ashpra mbi menaxhimin e shpenzimeve buxhetore, pavarësisht se kjo do tu shkaktojë uljen e punësimit dhe do ti detyrojë të hedhin sytë nga eksportet.

Australi, korporatat sytë nga shteti
Julia Gillard është Kryeministrja e parë e Australisë, pas dorëheqjes së Kevin Rudd, për të mos lejuar humbjen e Laburistëve në zgjedhjet parlamentare në këtë vjeshtë. Pritet që Gillard të paraqesë një qeverisje tjetër si në stil, ashtu edhe në përmbajtje. Por investitorët e kanë shpresën më të madhe në ndryshimin e politikës mbi taksën 40 për qind për minierat, e cila ishte edhe shkaku kryesor për krijimin e pakënaqësisë në publik dhe dorëheqjes së kryeministrit Kevin Rudd. Taksa kërcënonte largimin e mbi 20 miliardë dollarë investime në projektet e zhvillimit. Ndryshimi politik në Australi, u reflektua në rritjen e vlerës së dollarit australian, rritjen e indeksit ASX në bursën e Sidneit dhe rritjen e aksioneve të kompanive globale të minierave. Kompania e parë në botë e këtij sektori BHP Billiton dhe Rio Tinto shënuan rritje me 1.5% të aksioneve. Guximi për tu përballur me kompanitë globale, duket se i kushtoi Kryeministrit Rudd, pasi ai tashmë është kryeministri më jetë shkurtër i Australisë që nga viti 1972. Sondazhet treguan se mbështetja ra shumë, pas vendimit të tij për taksën 40% të minierave dhe rritjen e taksës për emetimet e karbonit.

Last Updated on E Enjte, 24 Qershor 2010 19:30

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›