QSUT, pacientët firmë për barnat në kartelën mjekësore
Çdo pacient i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të firmosë për barnat që do t’i jepen në spital, në kartelën mjekësore, ku shënohen medikamentet me të cilat trajtohen. Sipas drejtorit të QSUT-së, Saimir Ivziku, kjo bëhet për të pasur nën kontroll qarkullimin e barnave për përdorim spitalor. Në jo pak raste spitalet “vuajnë” nga mungesa e barnave dhe pacientët e shtruar janë të detyruar t’i blejnë vetë medikamentet, ndërsa në farmacitë e rrjetit të hapur shiten barna për përdorim spitalor. Por, sipas kreut të QSUT-së, urdhri i ri do të bëjë që punonjësit e spitaleve të jenë më të kujdesshëm kur lëshojnë receta.