E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshill "administrimi" per shkollat, debate ne Kuvend

Luljeta Ndoka

Keshilli Kombetar i Arsimit Parauniversitar do te jete struktura me e re qe do te kujdeset per politikat, kurrikulat dhe hartimin e strategjive te reja per shkollat. Pikerisht kjo strukture e re ka qene ne thelb te mbledhjes se djeshme te Komisionit te Medias dhe Arsimit. Sipas ministrit te Arsimit, Genc Pollo, Keshilli Kombetar i Arsimit Parauniversitar do te jete nje organ keshillimor, qe do te mbeshtese MASH dhe Keshillin e Ministrave per politikat e zhvillimit te Arsimit Parauniversitar. Ndaj perberjes se ketij keshilli ka reaguar ish-ministri i Arsimit, Luan Memushi, i cili ka kerkuar qe ai te kete edhe perfaqesues nga shoqatat e arsimtareve.

Detyrat

Ky keshill do te ndihmoje per keshillimin dhe formulimin e mendimeve dhe te propozimeve per hartimin e strategjive dhe programeve kombetare per Arsimin Parauniversitar. Gjithashtu, ai do te merret edhe me drejtimet e politikave respektive dhe pergatitjen e akteve ligjore, per reformen e kurrikulave dhe teksteve per Arsimin Parauniversitar, per projektbuxhetin e parashikuar per Arsimin Parauniversitar dhe menyren e shperndarjes se tij. Standardet dhe vleresimi i institucioneve te Arsimit Parauniversitar do te jete nje tjeter detyre e kesaj strukture te re, e cila do te ndihmoje edhe per zhvillimin e politikave te vecanta, te kerkuara nga ministri i Arsimit dhe Shkences dhe rruget e financimit te tyre, si dhe per cdo problem tjeter, qe kerkohet nga ministri i Arsimit dhe Shkences.

Perberja

Sipas ministrit te Arsimit dhe Shkences, Keshilli Kombetar i Arsimit Parauniversitar duhet te kete perfaqesues te Keshillit te Ministrave, te Ministrise se Financave, te Ministrise se Brendshme, te Ministrise te Punes, te Ministrise se Shendetesise, te Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, te qeverisjes vendore. Gjithashtu, ai do te kete edhe figura te njohura per kontributin e tyre shkencor ne fushen e arsimit dhe shkences, te cilet kane njohje te mire te pervojes nderkombetare, ne fushen e zhvillimit te Arsimit Parauniversitar. Pikerisht kjo pike ka shkaktuar debat mes perfaqesuesve te MASH dhe ish-drejtuesve te saj. Ish-ministri Luan Memushi ka kerkuar qe ne perberje te keshillit te kete edhe perfaqesues te shoqatave te arsimtareve. Struktura me e re ne arsimin parauniversitar do te perbehet nga 23 anetare nga dikasteret e ndryshme, si dhe 13 anetare te tjere eksperte te zgjedhur me konkurrim publik. Reforma arsimore e shprehur ne dokumentet e hartuara ka vleren e nje platforme kombetare, ku te gjitha grupet e interesit duhet te japin kontributet e tyre. Pare ne kete optike, MASH dhe qeveria vleresojne si domosdoshmeri ngritjen e ketij keshilli per sigurimin e nje angazhimi, intensiv dhe profesional.

Memushi kerkon eksperte nga shoqatat

Ish-ministri i Arsimit, Luan Memushi dhe ministri aktual, Genc Pollo, jane vene perballe njeri-tjetrit ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Medias dhe Arsimit. Keshtu, ish-drejtuesi i postit te ministrit ka kerkuar qe ne perberje te struktures me te re te vendosen edhe perfaqesues te shoqatave te arsimit parauniversitar. Duke qene se ata i njohin me mire se asnje tjeter problemet qe i shqetesojne, roli i tyre do te jete mjaft pozitiv


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›