Brahilika nen hetim per 7 tendere
Dyshohet se ish-drejtori i burgut ka pergjegjesi ne 10 milione leke abuzime
Ngjarja e diteve te fundit ne Burgun e Burrelit, ku drejtonte ish-juristi i bashkise se Burrelit, ka hapur edhe nje here ceshtjen e tendereve te perfolur ne Bashkine e Burrelit. Kjo per faktin se i vene nen akuze, madje publikisht permes nje konference shtypi te bere nga KLSH-ja, ishte kryetari i Bashkise, Skender Lleshi. Ne te gjitha shkresat e KLSH-se permendet edhe juristi i kesaj bashkie, Eduart Brahilika. Sipas materialit te paraqitur nga KLSH-ja, Brahilika ngarkohet me pergjegjesi per keto abuzime per shkak te pozicionit te tij si jurist, i cili edhe nese do te urdherohej nga eproret, nuk duhej te lejonte shkelje te tilla te renda ne tenderet ku kane humbur miliona leke nga taksat e qytetareve. Madje, ne shkresat perkatese te KLSH-se mund te konstatosh se jane dhene masa ndeshkimore me gjoba jo vetem per kryetarin Lleshi, por edhe per juristin e bashkise, Brahilika. Per kete pak muaj me pare prokuroria e rrethit gjyqesor Mat i eshte drejtuar me nje shkrese Prokurorise se Pergjithshme, ku i eshte kerkuar rihapja e ceshtjes se tendereve te zhvilluar ne Bashkine Burrel. Kjo kerkese erdhi pas heshtjes se Kontrollit te Larte te Shtetit per shkeljet e gjetura ne kete njesi vendore. Shuma e demit te shkaktuar, sipas deklarimeve te eksperteve te KLSH-se, kapte vleren e mbi 10 milione lekeve. Megjithese KLSH ne nje konference per shtyp ne Tirane, theksoi se pergjegjesit do te ndiqeshin penalisht, kjo nuk ndodhi. Perkundrazi, njeri prej pergjegjesve per abuzime financiare, u emerua drejtor i burgut te sigurise se larte te Burrelit. Nderkohe mesohet se Prokuroria e Rrethit te Matit ka hapur prej disa javesh nje ceshtje penale ne lidhje me keto abuzime, duke nxjerre edhe nje urdher per sekuestrimin e dosjeve te 7 tendereve. Burime nga organi i akuzes bejne te ditur se dosjet e sekuestruara kane brenda dokumente te investimeve te kryera ne sheshin kryesor te qytetit, druve te zjarrit ne shkolla, cerdhe e kopshte, te ushqimeve ne kopshte e cerdhe me ushqim, kancelari, dieta e shperblime, shpenzime te karburantit etj. Ne grupin hetimor qe po merret me kete ceshtje bejne pjese 4 oficere te policise gjyqesore te cilet, sipas burimeve nga akuza, po kalojne "ne site" gjithe tenderet e Bashkise se Burrelit gjate dy vjeteve te fundit.