E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT premton mbulimin 100% me medikamente në të gjitha pavijonet

Drejtoria e Përgjithshme e QSUT garanton se do të sigurojë mbulimin 100 për qind të medikamenteve bazë në të gjitha pavijonet e shërbimeve të saj. Strategjia e re që ka hartuar drejtoria në fillim të vitit, pretendon të plotësojë nevojat me medikamente gjatë gjithë vitit. Këtë vit për herë të parë do të ketë një mënyrë të re të furnizimit të pavijoneve me barna,

sipas kërkesave që ata kanë. Në fillim të këtij viti, çdo pavijon ka marrë një formular ku do të plotësojë barnat bazë që i nevojiten si dhe nevojat më urgjente që ka në aparatura dhe në investime. Kërkesat e tyre do të plotësohen me paratë e grumbulluara nga buxheti i shtetit, por edhe nga të ardhurat dytësore, shprehen drejtuesit e QSUT-së.
Sipas tyre, 30 % e këtyre të ardhurave do të shkojnë për investime në infrastrukturë dhe 40 % për mallra, kryesisht për medikamente. Sipas rregullores së këtij viti, shefat e pavijoneve kanë pasur për detyrë të hartojnë listën e medikamenteve më të rëndësishme.
Ndërkohë, me të ardhurat dytësore do të përballohen kërkesat urgjente për medikamente dhe materiale mjekësore. Po kështu në projektet e Drejtorisë së QSUT-së janë edhe një sërë investimesh në infrastrukturë. Për këtë të fundit aktualisht është hartuar një plan-veprimi i cili do të zbatohet si në territoret e brendshme të pavijoneve ashtu edhe jashtë spitaleve.

Last Updated on E Premte, 26 Shkurt 2010 22:20

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›