E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hyrje ne jete", libri i perballjes se kontradiktave Nga Albert Frasheri

"Hyrje ne jete", eshte titulli i librit te nje autori te ri, Idolo Hoxhvogli, lindur ne Tirane, me 1984 dhe banues ne Itali.

I formuar ne Universitetin Katolik te Milanos, ai ka fituar shume cmime kombetare dhe nderkombetare ne letersi. Nder to, cmimin nderkombetar "Naviglio Martesana" (2008) per tregimin "Dy porte per nje qytet"; cmimin Aspromonte (2009), cmimin nderkombetar te poezise Wilde (2008), per ciklin poetik "Gjurme sysh te lodhur" etj. Nderkaq, shkrime te tij jane botuar edhe ne shume revista jashte Italise, si p.sh. "Gradiva International Journal of Italian Poetry" (State University of Nee York at Stony Brook) dhe "Cuadernos de Filología Italiana" (Universidad Complutense de Madrid). Kujtojme gjithashtu edhe tregimin "Porti bashkon token me detin", revista "Viola", 2010, n.8 (Zvicer) dhe "Post Mortem Bettino Craxi", revista "Silarus", 2010, n.271. Edhe pse shume i ri, shkrime te tij tashme jane botuar ne mjaft vende, si Shqiperi, Itali, Spanje, USA, Holande, Gjermani dhe Belgjike. Nderkaq, ne janar 2012, doli nga shtypi libri "Hyrje ne Jete", botuar nga shtepia botuese "Scepsi & Mattana Editori". Menjehere, recensione te shumta e kane komentuar kete liber si tej mase interesant per stilin, gjuhen dhe permbajtjen.

Duke lexuar librin "Hyrje ne jete", te vjen ndermend vepra "Essè skeptike" (Longanesi, 2011) e filozofit te madh Bertrand Russell dhe testamenti i Ainshtajnit "Si e shoh une boten", qe permbledhin se bashku mendimin e ndritur kritik te dy nobelisteve per shoqerine e kohes sone me problemet, karakterin dhe kontradiktat e saj. Kritika e tyre ndaj sistemit, pergjithesisht e perfillur pak nga klasa politike mbizoteruese e kohes sone, gjen te libri "Hyrje ne jete", thuajse nje ekuivalent letrar e filozofik te nje vezhguesi ende shume te ri e me talent te padyshimte.

Nuk eshte e lehte te percaktosh nese vepra e Hoxhvoglit eshte roman, novele apo e tjeter gjinie. Ky liber eshte nje ujevare e vertete persiatjesh per ceshtje qenesore te shoqerise, fryt i vezhgimeve te mprehta e te guximshme nga ana e ketij autori shume te ri. Jane vezhgime e persiatje qe prekin cdo shoqeri bashkekohore perendimore. Rrefimi, ne liber, eshte ndertuar ne pak personazhe surreale dhe ne thelb merr formen e nje poeme filozofike te vertete, sikunder jane edhe botimet e meparshme te Idolos ne Itali e gjetke.

Kritiku Lorenzo Spurio, duke analizuar librin ne fjale, shkruan "... Autori krijon situata paradoksale, ngjarje te thjeshta zbavitese e te tjera te hidhura e groteske, biseda te cuditshme, lajme banale dhe pyetje qenesore, qe bien prej qielli per te sotmen ultra-moderne, egoiste e mediokre. Madje, duket sikur Hoxhvogli te kete dashur te shkruaje me nje gjuhe te gjalle therese per te goditur mitin e realitetit jetesor ne te gjithe vepren e tij".

Gjuha dhe stili i Hoxhvoglit, vecanerisht e pasur, nxjerr ne pah genjeshtren dhe hipokrizine e nje shoqerie qe, pa e tepruar, lyp shnderrime te thella per mbijetesen e vet, te denje per historine dhe traditen e saj. Me nje stil shume origjinal, I.H. thur tregimin e tij: nga qyteti i Harese dhe nga bisedat e qytetareve, ne tragjedine e nje femije mes klithmash pa fund te harese e te defrimit. Qyteti i tij i harese e defrimit, ne duart e pronarit te alto-parlanteve, qe mbushin anekend qytetin, vret shpirtin, ndjeshmerine njerezore dhe lirine e qytetarit. Personazhi jokonformist i tij eshte i detyruar te pesoje dhunen e altoparlanteve, qe duan te perhapin kudo harè e kenaqesi, duke tjetersuar ne kete menyre identitetin dhe mendimin e lire te qytetarit. Fjalite e tij rremojne cdo kend te jetes shoqerore, duke pershkruar gjithe-lakuriqesine dhe dobesite e saj, hipokrizine dhe bemat, jo gjithmone te mencura.

Nese per aftesi krijuese te artistit eshte i rendesishem personaliteti i tij, do te thoja qe ne profilin njerezor te ketij autori te ri, duket i konsoliduar karakteri dhe koncepti i tij per lirine; me liri nuk nenkuptoj konceptin abstrakt, po shprehjen e mirefillte te personalitetit te tij thellesisht te pavarur.

Dua te sjell dhe mendimin e Jessica Ingrami (LM Extra, n. 27, 16 janar 2012, suplement i LucidaMente, anno VII, n. 73) ne analizen qe i ben librit: "Pena e autorit te ri Hoxhvogli e ben copash shoqerine, tregon anet e zbuluara komprometuese te saj, i zberthen mentalitetin, denoncon boshlleqet e medha: kulturore, politike, njerezore. Ai analizon dhe sintetizon njeheresh kohen qe po jetojme".

Shume filozofe kane gjykuar mjetet bashkekohore te propagandes dhe publicitetit si rrezikun me te madh per demokracite perendimore, natyrisht, kur keto mjete perdoren ne forma te tjetersuara. Mjafton te citojme filozofet Bertrand Russell e Karl Popper. Perderisa qytetari ka pak mundesi te nderhyje drejtperdrejt ne pasojat e propagandes, i mbetet artistit detyra themelore e paraqitjes, rrefimit kritik te jetes dhe kjo lyp nje personalitet te forte te tij. Ne kete kendveshtrim, libri "Hyrje ne jete" i ketij autori te ri, na jep nje shembull te shquar te aftesise vezhguese, te mendimit te lire dhe te krijimtarise ne nje shoqeri qe sot, me shume se kurre, perjeton veshtiresi qenesore te verteta.

Leximi i librit thuajse te trondit.

Ai ka nje qasje filozofike dhe pervec gjuhes tejet te pasur, edhe idiomen befasuese per ngjyrat e saj. Interesant titulli: "Introduzione al mondo", qe ne shqip tingellon me mire si "Hyrje ne jete", na qenka nje bar qe mjeku ia keshillon nje qytetari. Ky qytetar paska pasur shume shpirt, thelb njerezor ne qenien e vet. Mjeku i thote se ka tepri shpirti, se kjo e le pa gjume dhe mund ta coje gradualisht te nje paralize jetesore, dmth te ajo gjendje qe nuk te lejon te besh asgje ne jete. E ti natyrisht nuk do kete perfundim, i thote ai. Fjalet e mjekut e qetesuan. Mori barin "Hyrje ne jete" dhe tani nuk ndjen gje, nuk e shqeteson asgje dhe nuk e vret mendjen per sa sheh rreth vetes. Qytetari keshtu humbi ato ndjeshmeri qe karakterizojne njeriun. Kjo eshte, thote autori ... "Hyrje ne jete". Eshte interesante te citojme kushtimin qe Hoxhvogli vendos ne krye te librit:

"Rrenjet, sipas shumices, gjenden ne te kaluaren. Keshtu ato vendosin nje hipoteke per personin dhe te ardhmen e tij, sepse e shkuara eshte e dhene nje here e pergjithmone. Me nje veprim keqdashes u jap nje grusht ne bark e nje ne fytyre ketyre te shumices. Ndersa jane te shtrire perdhe', perpiqem t'i bind qe rrenjet jane ne te ardhmen, sikunder edhe ne te shkuaren, sepse cka jemi nuk varet vetem nga koha e jetuar, por edhe nga perfytyrimi qe kemi per veten ne kohen qe me pas do te vije. "Ne kete cast, i pyes ata, identiteti juaj eshte formuar me shume prej grushtave qe hengret nga une apo nga fakti qe nuk mund te ngriheni ne kembe?". Ky liber u kushtohet atyre qe rrenjet i gjejne edhe ne te ardhmen...

Mendova te shkruaj keto radhe per nje arsye te vecante: shume here, duke biseduar me miq e te njohur te ndryshem, ndesh nje fare snobizmi, qe shpesh degjeneron ne mosperfillje dhe nenvleresim te botes shqiptare. Kur qytetari ne fakt, duhet te jete i vetedijshem per vlerat e kombit te tij, sepse ato percaktojne identitetin e njeriut.

Ne nje artikull te ca koheve ma pare, ne nje fare menyre, i pata meshuar kesaj plage. I kam meshuar .... them, sepse mendime te tilla jane si ajo plaga me qelb, qe ka nevoje te shtrydhet per t'u sheruar. Ne jemi te vetedijshem per historine teper te dhimbshme te kombit shqiptar; mjafton te kujtojme pese shekuj pushtim otoman e me pas diktaturen komuniste. Ne te gjitha periudhat, ky komb ka nxjerre figura te ndritura: gjuhetare, historiane, luftetare te shquar portretet e te cileve gjenden ne qindra keshtjella e muze te botes, konsuj e perandore te Romes antike nga trevat ilire, shume guvernatore, ministra e kryeministra te perandorise otomane nga trevat shqiptare, dijetare qe kane shkruar enciklopedi dhe vepra themelore te kesaj perandorie, poete, shkrimtare, publiciste, qe i kane shkruar e botuar veprat e tyre ne disa gjuhe te huaja, disa Pape te Romes nga trevat ilire ose shqiptare, familje te famshme shqiptare jashte shtetit (kerkoni ne internet per familjet Albani e Durazzo). Sot nje numer i madh artistesh, sidomos muzikante interpretojne ne skenat me te rendesishme te Europes, Amerikes e Japonise, vepra te kompozitoreve tane interpretohen kudo e me shume sukses. Natyrisht, kur shohim te kaluaren e pese shekujve te fundit, nuk mund te mos verejme vitalitetin e madh te ketij kombi, qe jo vetem nuk humbi, por ne erresire krijoi dhe ruajti me nder qenien e vet. Ne kete kendveshtrim, dua te theksoj qe vendi nuk mund te zhvillohej jashte rrethanave qe e ndrydhte, jashte diktatures qe e shtypte, kushte keto qe pergjithesisht e mbysin ne djep krijimtarine njerezore. E verteta qe kjo krijimtari mbijetoi, deshmon vitalitetin me te madh te nje kombi. Shume njerez, te shkolluar ose jo, nuk e kuptojne kete te vertete historike dhe eshte nje mjerim qe duhet kundershtuar.

I takon politikes te krijoje kushtet qe aftesia krijuese e qytetarit te ndikoje edhe sistemin ne teresine e vet, gje qe natyrisht nuk behet sa hap e mbyll syte.

Pikerisht keto mendime me shtyne te shkruaj per librin, qe nje i ri nga ky vend arrin te shkruaje e te botoje ne vende te ndryshme te kontinentit e jashte tij, pikerisht si kane bere te tjere shkrimtare te shquar te trojeve shqiptare dje dhe sot.

Vleresova guximin e ketij shkrimtari te ri dhe aftesine e tij krijuese. Eshte e madhe ideja qe rrenjet e njeriut zene fill jo vetem tek e shkuara, por edhe tek e ardhmja, duke kuptuar me te ardhme projektin njerezor, qe secili nga ne, me vete e si shoqeri, sheh para vetes. Ideja e mesiperme na shtyn te persiatim me vetedije per te ardhmen, per lirine dhe qenien tone njerezore. Nese ndonje kritik e quan teper te rrepte kritiken e Hoxhvoglit per shoqerine bashkekohore, une do te thoja qe artisti me mire te jete i tepert ne kritike, se sa te behet konformist. Pikerisht, kjo e dallon shkrimtarin nese eshte artist i vertete. Si njeri edhe tjetri shkruajne, rrefejne. Njeri pa vetedije behet shkrues i oborrit, tjetri kerkues i paepur i se vertetes. Ne te shkuaren e aferme, kemi jetuar shume shembuj te tille...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›