E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, sallë me lodrapër fëmijët e sëmurë

TIRANE-Fëmijët e shtruar në pavijonin e Spitalit Pediatrik në QSUT nga dje do të kenë një sallë argëtimi, ku do të mund të harrojnë për pak kohë gjatë ditës mungesën e plotë të shëndetit të tyre. Kjo sallë u bë e mundur në sajë të bashkëpunimit mes shoqatës "Një botë për një zemër", në bashkëpunim me Spitalin Pediatrik në QSUT. "Salla me lodra, e ndërtuar në katin e parë të pavijonit ku janë të shtruar fëmijët me probleme kardipatike, u ndërtua brenda disa ditësh, falë mbledhjes së shumë lodrave nga shumë fëmijë, të cilët iu përgjigjen thirrjes sonë që të kontribuonin për bashkëmoshatarët e tyre. "Dua të falenderoj edhe kompaninë "Digitalb", "Anoil" si dhe qendrën "Baby Boom" që pajisën me gjithë gjërat e nevojshme këtë qendër", - u shpreh gjatë promovimit të kësaj salle presidenti i shoqatës "Një botë për një zemër", Agim Baçi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›