E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: KE i kënaqurme rezolutën serbe

BEOGRAD-Projekt-Rezoluta e Serbisë e paraqitur pak ditë më parë në OKB është në përputhje me interesat e Bashkimit Evropian, tha presidenti serb. Tadiç shtoi se është konsultuar me partnerët evropianë lidhur me përmbajtjen dhe tonin e dokumentit të hartuar.

Sipas presidentit serb përmbajtja e propozim rezolutës ka qenë e pranueshme për Komisionin Evropian dhe një numër të madh vendesh anëtare.

“Miratimi i rezolutës do të jetë detyrë e vështirë e nëse Serbia ia del do të ishte sukses i madh”, tha Tadiç.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›