E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java, leku i leshon 2 pike euros

Blerina Hoxha

Monedha vendase leku ne tre ditet e fundit ka humbur ne kembim me monedhen evropiane 2 pike. Nga 131 leke qe shitej nje euro ne fillim te javes, dje monedha e perbashket eshte kembyer me 133 leke. Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor e shpjeguan kete fenomen, me rritjen e kerkeses per valute ne raport me lekun. Ekspertet e ekonomise e shpjegojne mungesen e valutes ne treg, si rezultat i efekteve lokale qe po percon kriza globale. Renia eksporteve dhe e te ardhurave te emigranteve kane ulur oferten per euro dhe per rrjedhoje vlera e lekut ka rene. Mire, eksperte te Bankes se Shqiperise shpjegojne se situata ne kursin kembimit duke marre ne konsiderate zhvillimet ne tregjet e jashtme, nuk eshte shqetesuese. Kursi zyrtar i monedhes vendase, lekut me valutat e shteteve te tjera percaktohet nga tregu i lire. Por ne fakt tregu vendas i referohet tregut nderkombetar. Me se shumti kembimi i lekut behet me euron, dollarin dhe paundin britanik, per shkak te prurjeve ne tregun vendas te ketyre valutave. Ne periudha te caktuara tregu i vendas reagon per efekte sezonale te tilla, si turizmi dhe festat e fundvitit. Gjate veres ne vendin tone vijne shume emigrante, te cilet rrisin oferten per valute, duke ndikuar ne forcimin e lekut. Shqiperia edhe aktualisht mbetet nje vend unikal, per masivitetin qe ka perdorimi i valutave te huaja ne transaksione dhe ne kursime. Kjo tendence stimulohet edhe me shume nga te ardhurat qe sjellin emigrantet ne familjet e tyre, te cilat aktualisht plotesojne pothuajse nevojen me te madhe per te ardhura te familjeve shqiptare, sidomos ne zonat rurale. Ne Shqiperi, gjithashtu, luhatjet e shpeshta te lekut gjate vitit, me amplituda te medha sezonale kane krijuar nje mjedis kontingjent per eksportuesit dhe importuesit vendas. Shqiperia eshte nje vend me nje ekonomi te vogel e te hapur, ndaj dhe kursi i kembimit te lekut luan nje rol te rendesishem ne ndikimin e nivelit te cmimeve ne Shqiperi dhe ne bilancin e pagesave ne vend. Gjithashtu, hapja e ekonomise shqiptare gjithnje e me shume ndaj tregjeve te huaja, perben nje interes te vecante, lidhur me poziten konkurruese te bizneseve shqiptare ne tregtine ne vend dhe jashte tij.

2009, leku humb 10 pike ne kembim me monedhen e perbashket

Ne fillim te vitit nje euro blihej me 123,3 leke dhe shitej me 123,8, nderkohe qe gjate vitit te kaluar, euro e pati kuoten me te larte te kembimit ndaj lekut ne muajin mars, kur blihej me 125,3 leke. Ndersa aktualisht euro kembehet me 132.5 leke. Qe nga fillimi i vitit leku ka humbur plote 10 pike ne kembim me euron. Forcimi i euros ka ndikuar ne rritjen e kostove per kredite qe jane marre ne euro dhe gjithashtu ne rritjen e cmimeve te sherbimeve qe ofrohen ne euro. Nga kjo rritje jane ndikuar cmimet e banesave dhe te biletave te avionit. Banka e Shqiperise ka deklaruar se, ne afat te shkurter do te ndjeke me vemendje zhvillimet ne kursin e kembimit, qe te evidentoje dhe te shmange levizjet e crregullta dhe te pajustifikuara te kursit te kembimit, si edhe qe te nxise funksionimin e tregut ne menyre te rregullt. Ndersa ne afat me te gjate, ky proces eshte i rendesishem per te vleresuar ndikimet e mundshme ne nivelin e cmimeve te konsumit dhe ne treguesit e stabilitetit te sistemit financiar thekson me tej, Banka e Shqiperise ne qendrimin e saj per zhvillimet ne tregun e kembimit. Vendi yne eshte nje vend me nje ekonomi te vogel e te hapur, ndaj dhe kursi i kembimit te lekut, luan nje rol te rendesishem ne ndikimin e nivelit te cmimeve ne Shqiperi dhe ne bilancin e pagesave ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›